Greqi, nesër takimi i liderëve politikë për marrëveshjet
ATHINE - U shty për nesër në mëngjes takimi mes kryeministrit grek Papadhimos dhe liderëve politikë për finalizimin e Memorandumit të masave dhe Marrëveshjes së re të kredisë, takim që ishte njoftuar se do të zhvillohej sot.
Në mbrëmje u zhvillua një takim i kryeministrit Lukas Papadhimos dhe kreut të Institutit Financiar Ndërkombëtar (IIF) Charles Dalaras, ku u diskutuan detajet e fundit për PSI.
Një takim tjetër u zhvillua me përfaqësuesit e Trojkës për saktësimin e masave të kursimit me vlerë 3.2 miliard euro, të cilat pas miratimit, do t’i hapin “dritën jeshile” marrëveshjes së re të kredisë prej 130 miliardë Euro.
Mbi këto masa duhet të japin një përgjigje liderët politikë grekë, të cilët ose duhet t’i miratojnë për të shpëtuar vendin duke prekur xhepat e qytetarëve, ose t'i refuzojnë, duke pranuar falimentimin.
Kreu i Demokracisë së re, Antonis Samaras dhe ai i LAOS, Jorgos Karaxhaferis kanë shprehur pakënqësinë e tyre për faktin që deri në mbrëmje vonë, ende nuk ishin njohur me tekstin përfundimtar të Trojkës.
Mësohet se pas takimit të nesërm të Papadhimos me liderët politikë, do të mblidhet kabineti qeveritar i cili, në rastin e një marrëveshjeje do ta ratifikojë atë.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur 15 shkurtin, si afat për të rënë dakord me paketën e masave në Greqi.
Nxitimi buron nga nevoja për të përpunuar planin kompleks të uljes së borxhit grek (PSI) deri më 20 mars, datë kur qeveria greke duhet të kryejë pagesat e bonove.
Lidhje te tjera Brukseli, gjithë vëmendjen tek Greqia Greqi, protestë dhe episode dhune në qendër të Athinës