E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, zgjatet "trilleri politik", protagonist Lukas Papadimos

ATHINE - Greqia është duke pritur me ankth të mësojë emrin e kryeministrit dhe qeverisë së përkohshme. 

Zhvillimet e ditës hap pas hapi.

Ora 23 00 - Nuk ka përparim në çështjen e komunikimit të qeverisë së re dhe kryeministrit të ri.

Ora 20 00 - Takim Papandreu-Rumeliotis, njëri nga emrat që u përfol si kandidat për kryeministër.

Ora 19 40 - Venizelos takon ish kryetarin e Parlamentit Apostolis Kaklamanis. Kaklamanis takoi në mesditë edhe kryeministrin Papandreu.

Ora 18 40 - Përgjigje e drejtpërdrejtë e Komisionerit Olli Rehn pas deklaratës së Antonis Samaras. Z. Rehn insiston në një angazhim me shkrim. "Ne jemi duke pritur për garanci me shkrim nga Greqia. Kësti i gjashtë do të lirohet kur te deshmohet se Greqia është plotësisht e angazhuar," tha komisioneri.

Ora 18 20 - Samaras komenton kërkesën e Eurogrup për 5 firmat. Samaras: Unë e kam dhënë fjalën publikisht, dhe kjo mjafton. "Ka dinjitet kombëtar, une prej kohësh e di rëndësinë e vendimeve të 27 Tetorit", deklaroi kreu i djathte. 

Ora 17 45 - Reuters transmeton duke cituar burime nga partia ne pushtet, se negociatat për Lukas Papadimos kanë përfunduar. Në pritje të njoftimit zyrtar nga Presidenca e Republikës

Ora 17 00 - Vazhdon dorëheqja e ministrave sipas kërkeses se Jorgos Papandreut.

Ora 16 30 - Lukas Papadimos do të jetë, sipas medias vendase, kryeministri i ri i Greqisë. Papadimos ka vënë kusht që Venizelos të mos jetë ministri i Financave. Ka gjasa që në këtë post të jetë Panajotis Rumeliotis.


Ora 15 40 - Eurogrup kërkon një garanci me 5 firma për dhënien e këstit të gjashtë të kredisë në Greqi. Këtë e bëri të ditur në mbledhje të qeverisë ministri i Financave Evangjelos Venizelos. Partnerët evropianë presin një letër me nënshkrimet e Jorgos Papandreu, Antonis Samaras, Kryeministrit të ri, ministrit të ri të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Greqisë Jorgo Provopoulos. 
 
Ora 14 20 - "FMN ka nevojë për vendosmëri politike, si parakusht për të ecur përpara me negociatat për clirimin e cdo ndihme për Greqinë, tha drejtoresha e FMN-së", Lagarde.

Ora 14 00 - Sipas raporteve, pritet së shpejti të shpallet emri i kryeministrit të ri dhe përbërja e qeverisë së re.

Ora 14 30 - Papandreu ministrave të kabinetit: Përgatitni dorëheqjen tuaj. Jemi në rrugë të mbarë. Sot përfundon procesi.

Ora 14 25 - Përfundon mbledhja e qeverisë, ankth për emrin e kryeministrit.

Ora 14 09 - Përfundoi takimi Papandreu-Kaklamanis. Vazhdon pas ndërprerjes disaminutëshe, mbledhja e qeverisë. 

Ora 13 30 - Disa minuta pas fillimit të mbledhjes së qeverisë, Papandreu zhvillon një takim me ish kryetarin e Parlamentit, Apostolis Kaklamanis.

Ora 13 05 - Fillon me rreth një ore vonesë mbledhja e qeverisë.

Ora 12 50 - Pritet nga casti në cast të fillojë mbledhja e qeverisë. Papandreu në zyrën e tij.

Ora 12 30 - Anëtarë të qeverisë kanë filluar të mblidhen për takimin e kabinetit.

Ora 12 05 - Nuk ka filluar ende mbledhja e paralajmëruar e qeverisë, nën drejtimin e kryeministrit Papandreu.

Ora 11 45 - Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në mënyrë të papritur, të gjitha informacionet vazhdojnë të konvergojnë në personin e Lukas Papadimos për postin e kryeministrit të ri. Negociatat mbi emrat e ministrave të kabinetit.

Ora 11 05 - "Greqia duhet të mbetet në Eurozonë, sepse çdo tërheqje do të krijonte rreziqe për ekonominë gjermane dhe të Evropës", tha ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Ora 10 30 – Njoftohet se pas takimit të mbrëmshëm të dy liderëve, sot menjëherë janë shënuar përparime në negociatat mbi emrin e Lukas Papadimos. Samaras pranon kushtet e përcaktuara prej tij.

Ora 7 00 - Eshtë njoftuar se sot në ora 12 00 do të zhvillohet mbledhja e qeverisë dhe deri në atë mbledhje, detajet për krijimin e qeverisë do të jenë bërë të njohura. Pritet që gjatë mbledhjes së qeverisë në mesditë, Papandreu të kërkojë dorëheqjen e ministrave dhe më pas do të shkojë tek presidenti, për të paraqitur dorëheqjen e tij, me qëllim që t’i hapë rrugë qeverisë së re.

Zhvillimet e djeshme 

Ora 23 00 - Vonesat në gjetjen e një marrëveshjeje e kanë lëkundur mjaft besimin e BE tek politika greke. Gjatë konferencës për shtyp në Bruksel Juncker kreu i Eurogrup dhe Komisioneri Olli Rehn kërkuan përfundimin e shpejtë të marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re dhe një garanci me shkrim nga liderët grekë. Të dy udhëheqësit evropiane raportuan gjithashtu se menjëherë pas formimit të qeverisë së re greke, misioni i i ri i Trojkës do të udhëtojë në Athinë për të përfunduar hartimin e një programi të ri për Greqinë.

Ora 22 30- Takimi midis Papandreut dhe Samaras përfundoi mbrëmë vonë, dhe sipas të gjitha burimeve, të dy liderët kanë gjetur mirëkuptim mbi emrin e kryeministrit, por jo plotësisht mbi detajet. 

Ora 20 00 - Në diskutim janë emri i bankierit Lukas Papademos dhe përfaqësuesit të Greqisë në FMN Panajotis Rumeliotis, i cili kthehet nga SHBA për zhvillimet në fjalë. Gjatë negociatave u përfol edhe një emër i tretë ai ai i avokatit evropian të Popullit, Nikiforos Diamaturis. 

Ora 18 00 - Ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Lukas Papadimos mbërriti në Athinë dje pasdite, dhe ka patur negociata direkte me dy liderët politikë. Ai paraqiti si kusht për suksesin, - zgjatjen e mandatit të qeverisë tranzitore përtej 19 shkurtit, dhe - përbërjen e stafit të kabinetit të tij, kërkesa që kanë hasur në kundërshtimin e Samaras.

Lidhje te tjera Lukas Papadimos, kush është njeriu që mund të drejtojë qeverinë greke? Qeveria e re, cilat jane kushtet e Lukas Papadimos Eurogrup kërkon garanci me 5 firma për këstin e gjashtë Samaras-Eurogrupit: Firmat, cënojnë dinjitetin kombëtar

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›