E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha në Maqedoni, priten takime me krerët e shtetit

TIRANE - Kryeministri Berisha nisi një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me kryeministrin Gruevski, ku me pas është parashikuar një konferencë e përbashkët shtypi.

Gjatë takimit me homologun e tij Maqedonas, kreu i qeverisë shqiptare pritet të ngrejë shqetësimet e shqiptarëve lidhur me bllokimin e proceseve euroatlantike, diskriminimin në disa fusha dhe projektet monoetnike dhe monofetare.

Me tej, kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta me presidentin e Maqedonisë, Ivanov, kryetarin e Parlamentit, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.

Në axhendën e kryeministrit Berisha përfshihet gjithashtu një vizitë në Tetovë si edhe takimi me kreun e komunës zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›