E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greta dhe Vilma Zenelaj dy shqiptare ne Hollivud

Greta dhe Vilma Zenelaj jane dy shqiptaro-amerikane qe tashme kane filluar karrieren e tyre ne fushen e filmit ne Hollivud dhe kane themeluar edhe kompanine e tyre filmike Colored Films. Deri tani ato kane perfunduar me sukses dy filma me metrazh te gjate komedine What do I do now fare te bej tani dhe In the woods Ne pyll premieria e te cilit do te shfaqet me 19 mars ne Ontario te Kandase. Kolegia Bardha Shpuza Azari bisedoi me Greten dhe Vilmen mbi sfidat e konkurrences ne kinematografine hollivudiane si dhe projektet e tyre per te ardhmen.

In the woods apo Ne pyll eshte filmi i fundit i dy motrave shqiptare ne Hollivud Vilma dhe Greta Zenelaj. Skenari i ketij filmi te pavarur me buxhet te kufizuar eshte shkruar dhe drejtuar nga vete Vilma e cila eshte edhe regjizore e filmit ndersa rolin kryesor ne film e luan Greta.

In the Woods Ne pyll sapo eshte pranuar ne Female Eye Festival per te marre pjese ne Toronto ne muajin mars si dhe ne New York Film Festival i cili do mbahet ne fillim te prillit thote Vilma.

Vilma dhe Greta erdhen ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2003 dhe u vendosen ne Los Anxhelos. ndrra e tyre ishte te benin karriere ne nje prej fushave me me konkurrence te artit dramatik ne kinematografi.

Menyra se si fillova une karrieren ishte me disa pjese teatrale ketu ne Los Anxhelos. Aty ishin prezantimet e mia te para. Pastaj mora pjese ne dy reklama dhe disa filma studentesh. Filmi im i pare me metrazh te gjate ishte filmi horror Day of the Dead apo Dita e te Vdekurve. Pastaj filmi im i dyte por i pari qe beme si kompani ishte komedia fare te bej tani dhe filmi i fundit titullohet Ne pyll.

Ne shtator te vitit 2008 Greta dhe Vilma Zenelaj themeluan se bashku kompanine e tyre filmike Colored Films nje hap mjaft i guximshem dhe ambicioz ne nje vend qe vleresohet si origjina e filmave me te mire ne bote. Kjo eshte edhe kompania e pare shqiptare kinematografike ne Hollivud.

Ideja per krijimin e kompanise Colored Film na erdhi sepse mund te jene shume rruge qe mund te ndjekesh per pasionin tend dhe ne pame shume miq qe ishin aktore dhe merreshin edhe me prodhimin e filmave. Prandaj ne menduam se duke qene dy veta mund ta krijonim lehtesisht kompanine tone.

Projekti i pare i kompanise Colored Films ishte filmi fare te bej tani i cili fitoi cmimin si komedia me e mire ne Festivalin Nderkombetar te Nju Jorkut per Filmat e Pavarur ne vitin 2009.

Tani dy motrat po punojne per projektin e tyre te trete i cili do te kete nje teme qe lidhet drejtperdrejt me jeten e tyre personale dhe perjetimet gjate imigrimit nga Shqiperia ne Amerike.

Ka te beje me nje histori shqiptare dhe amerikane qe nuk eshte treguar ndonjehere. Kemi shume besim tek potenciali i ketij projekti.

Pjesa e pare e filmit rreth 20 minuta do te jete ne Shqiperi ndersa pjesa tjeter do te xhirohet ne shtetin e Miciganit.

Mund te themi se filmi eshte bazuar ne histori te vertete sepse shumica e ketyre ngjarjeve i kemi perjetuar edhe vete ne nje menyre apo nje tjeter. Dhe ngjarjet zhvillohen ne vitet 1990 ne Shqiperi tamam ne ate kohe kur filluan keto probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›