E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi shkon ne BE. 75 organizata firmosin peticionin

  Kunder rregjistrimit te popullsise mbi baza etnie dhe feje, rreshtohen ne bllok plot 75 shoqata kulturore dhe atdhetare. Personalitete dhe akademike te shquar, perkrah numrit dy te Keshillit te Larte te Drejtesise  kane firmosur kunder shtyrjes se rregjitrimistrimit popullsise, por edhe kunder rregjistrimit ku qytetetaret te shenojne ne te kombesine dhe perkatesine fetare.

Nenkryetari i KLD,  tha se rregjistrimi duhet te kryhet, por jo mbi baza etnie dhe feje, pasi vecanerisht ne komunitetit ku jane me te ndjeshme keto ndarje, do te ishte nje mine me sahat nje rregjistrim i tille.

”Në qytete të cilat ka një ndarje të komuniteteve fetare, të shoqërisë, të cilat kanë qenë simboli dhe modeli për gjithë Europën për tolerancën fetare është krejtësisht e papranueshme të ndezësh një minë me sahat e cila do të ngrejë tensione fetare në këto zona të Shqipërisë, qoftë ne veri duke filluar nga Shkodra, deri në jug. Pse ne duhet të fusim në garë komunitetet fetare për të numëruar besimtarët e tyre? Nuk është as detyrë e shtetit, as e shoqërisë. Është detyrë e komuniteteve fetare të numërojnë besimtarët e tyre, ashtu siç detyre e partive politike të numërojnë simpatizantët e tyre” tha Spahiu.

Politikani Sabri Godo tha se  peticioni duhet t’i dergohet edhe  Bashkimit Europian. Nderkombetareve tha Godo, duhet t’u behen te ditura, vecanerisht ate qe ai cileson nderhyrja e qeverise greke ne punet e brendshme te Shqiperise.

”Kush e ka ftuar këtë ministri të jashtme greke të vijë të na ndihmojë ne për të qeverisur vendin? Të na thotë kur duhet t’i bëjmë rregjistrimet dhe si dueht t’i bëjmë? Ç’ështe kjo? Kjo është një ndërhyrje haptaz në punët e brendshme të një vendi fqinjë. Kjo duhet ndaluar. Këta thonë se ato deklarat që bëri ai konsulli grek në Korçë ishin personale. Nuk ishin personale derisa përkrahen në mënyrë indirekte nga vetë qeveria greke. A kemi ne mundësi ta nxjerrin në krye këtë punë për ta ndalur këtë gjë të keqe që bëhet? Them gjë e keqe sepse terreni është pregatitur prej 20 vjetësh” tha Godo.

75 shoqatat e grupuara ne kete konference, nenshkruan peticionin kunder rregjistrimit te popullsise mbi baza etnie dhe feje, por edhe kunder shtyrjes qe qeveria ka deklaruar per shkak te mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne tete maj. Ata theksojne ne kete peticion se procesi duhet te vazhdoje por nga formulari qe qeveria ka hartuar te hiqet identifikimi i qytetareve mbi baza te perkatesise fatare apo kombesie.

Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e diel , 06 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›