E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mina celulare zbulohet punishtja ne Tirane

Policia e Tiranës ka bërë të ditur detajet e operacionit te koduar “Celulari” të organizuar në kryeqytet, ku ne nje apartament ne afersi te ambasades se shteteve te bashkuara u zbulua nje punishte e cila sherbente per prodhimin e bombave ne distance. Dy persona rane ne pranga pasi sipas forcave blu ata pergatisnin lenden plasese dhe me pas e lidhnin ate me celulare per ta aktivizuar per qellime kriminale.

"Artan Hasani, 38 vjec, lindur e banues në Tiranë, Endri Ahmetaj, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”. Gjatë ecurisë së zhvillimit të hetimit ndaj tyre, u konkludua se këto shtetas në bashkëpunim me njëri - tjerin dyshohen se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, të cilët përmes përdorimit dhe montimit të mekanizmit të lëndës eksplozive, nëpërmjet aparatit celular, realizonin shpërthimin në distancë me telekomandë", tha Alma Katragjini, zedhenese e Policise se Tiranes.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia sekuestroi nje arsenal armesh mes te cilave 12 copë kapsolla, 12 detonatorë, pajisje për prodhimin e 20 minave, mjaft celulare te bndryshem si dhe, 2 pistoleta te  kalibrit 9 mm. Sakaq lidhur me ngjarjen policia po heton për përfshirjen ne këe grup edhe te personave te tjere ndersa po zbardhen ngjarjet me te fundit ne kryeqytet, ku u është vënë eksplozivi disa makinave.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›