Laprakë, treni përplas për vdekje një 18-vjecare
TIRANË- Një 18- vjecare gjen vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga treni. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje pranë shkollës Skënder Luarasi në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 18- vjecarja ka pasur kufje në vesh në momentin e përplasjes duke mos e dëgjuar dot burinë e trenit.
Mësohet se përplasja nga treni i ka shkaktur plagë të shumta në trup viktimës. Trupi i pajetë i vajzëz është transportuar në morgun e spitalit Nënë Tereza.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit nr. 3 të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e makinistit të trenit të linjës Tiranë- Durrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngarjes që do te bëjne të mundur identifikimin e skemës së aksidentit.
Kjo zonë njihet si mjaft problematike pasi shinat e trenit janë shumë pranë shkollës nëntë vjecare.
(e.m/BalkanWeb)