E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva, Nikollaj: Qeveria të marrë situatën në dorë

BULQIZE- Pas me shume se dy jave proteste ne Bulqize dhe disa dite ne kryeqytet, mbyllur pa asnje marreveshje konkrete, 20 minatore jane ngujuar sot ne greve urie.

Nëpërmjet  një deklaratë për shtyp kreu i Sindikatës së Minatorëvë, Kol Nikollaj tha se vendimi për të hyrë në grevë erdhi pas indiferencës qeveritare, dhe pasi përpjekjet 6 mujore të minatorëve nuk sollën asgjë. Sipas tij, të gjitha hallkat ligjore janë konsumuar, tashmë mbetet që qeveria dhe kompania ACR të bisedojnë pasi koha nuk pret.

Nikolla shtoi se duhet një ndërhyrje urgjente, dhe ftoi kryeministrin e vendit, Sali Berisha që të marrë situatën në dorë.

Ndërkohë, mësohet se minatorët kanë bllokuar ashensorin që të çon për në zonën ku ata janë ngujuar, me qëllim moskomunikimin apsolut me sipërfaqen.

Lajmin për vazhdimin e grevës, e beri me dije kreu i Sindikates Luan Nika, i cili ka sqaruar se 20 perfaqesues te tyre kane hyre ne greve rreth ores 12.00 te dites se sotme.

Sipas tij, pasi kane pritur per nje marreveshje mes paleve, lidhur me kerkesat e tyre per rritje te pages, ulje te moshes se daljes ne pension dhe kushte me te mira pune dhe duke pare se asgje nuk eshte bere konkrete, kane vendosur pershkallezimin e protestes, me futjen ne greve.

Greva zhvillohet ne ambientin e punes, ne nivelin e 14-te te minieres, ku minatoret do te qendrojne deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›