Maksim Begeja Konstituimi i Keshillit te ri Bashkiak nje moment historik dhe kthese per Tiranen
“Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka dëshmuar gjatë aktivitetit të tij se është jo vetëm një vizionar, por edhe me një autoritet të padiskutueshëm”.
Kështu u shpreh sot përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës, Maksim Begeja, gjatë fjakimit të hapjes së punimeve të tij.
“Ne duhet të jemi modeli i menaxhimit të mirë publik, në funksion të projektit të Tiranës evropiane.
I themi publikut të ketë besim tek puna jonë, pavarësisht nga bindjet partiake”, iu drejtua ai këshilltarëve.
Duke shtuar se “në përfundim të këtij procesi zgjedhor të ndershëm dhe transparent, konstituimi i këtij Këshilli duhet konsideruar si një moment historik dhe kthese për Tiranën”.
“Duhet ta konsiderojmë veten mbi politikën dhe interesat.
Pasi ky qytet ka nevojë për ne dhe puna jonë duhet të mbështetet në interesin e qytetarëve, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për Tiranën.
Të bëjmë më shumë për punësimin dhe rritjen e nivelit të jetesës së qytetarëve, në interes të mirëqenies sociale.
Asnjë bashki nuk mund të jetë e suksesshme, po nuk ka zyrtarë bashkëpunues, që kanë si prioritet realizimin e objektivave”, përfundoi Begeja.