E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet kreu i këshillit bashkiak të Tiranës

Në garë ishin demokrati Njazi Kosovrasti dhe nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi.

Nga ky votim nuk kishte shumë surpriza, pasi 28 këshilltarët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kanë votuar për Kosovrastin ndërsa 27 këshilltarët e “Aleanca për të Ardhmen”, ka votuar për Hafizin. Në votim kanë marrë pjesë 55 këshilltarët, dhe asnjë votë nuk ishte gabim. 

“Kjo është një ditë e shënuar dhe e rëndësishme. Unë kërkoj mbështetje të pa kursyer ndaj kryetarit dhe administratës së bashkisë. Shpresoj që Këshilli të angazhohet më fuqishëm ndryshe nga se ka ndodhur mandatin e shkuar”, tha në fjalën e tij Kosovrasti.

Mbledhja e Këshillit, pritet zgjedhja e kryetarit
Tiranë (11:05)– Mbledhja e Këshillit bashkiak ka nisur me debate midis mazhorancës dhe opozitës.
Shkak u bë kërkesa për konstituimin e këshillit pas betimit të kryetarit të ri të bashkisë, Lulzim Basha. 

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Vladimir Gjonaj, në fjalën e tij tha se është përcaktuar që zgjedhja e anëtarëve të këshillit bashkiak që do të jenë pjesë e këshillit të qarkut të Tiranës të bëhet në fund, çka do t’i detyronte anëtarët socialistë të jenë të pranishëm në sallë.

Për këtë, reagoi  këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi, i cili kërkoi respektimin e rregullores.  Më pas, mbledhja është drejtuar nga këshilltari më i vjetër, që është republikani Maksim Begeja, i cili mbajti një fjalim para këshilltarëve, duke kërkuar bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të Tiranës. Pas kësaj, 55 këshilltarët janë betuar, duke nisur zyrtarisht punën.

 Në vijim të mbledhjes janë propozuar emrat për kryetarin e Këshillit Bashkiak, ku demokratët kanë propozuar Njazi Kosovrastin, ndërsa socialistët Mimoza Hafizin. Në këtë momente (11:05) po vijon puna për përgatitjen e fletëve të votimit për dy kandidatët në garë. Ceremonia po ndiqet edhe nga tre ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, ai amerikan Aleksandër Arvizu, i BE-së, Etore Sekui dhe ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth.

Pritet mbledhja e Këshillit Bashkiak, Rama takon të tijtë
Tiranë (09:51) – Rreth orës 10:00 të ditës së sotme pritet konstituimi i këshillit të ri bashkiak të Tiranës, ndërsa rreth orës 12:00, betimin pritet ta bëjë edhe kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me anëtarët socialist të këshillit para nisjes së mbledhjes në bashki.

Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar, ose cilat janë detyrat që Rama iu ka dhënë këshilltarëve të majtë. Bashkia e Tiranës ka 55 këshilltarë, nga të cilët 28 janë të mazhorancës dhe 27 të opozitës.

Në mbledhjen e sotme pritet të zgjidhet edhe krye i këshillit bashkiak, ku me shumë gjasa do të jetë Njazi Kosovrasti, jurist i njohur dhe ish-ministër i Pushtetit Lokal. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-25 12:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›