Greva, bllokohen emigrantet ne Elbasan
Greva e doganiereve greke ka paralizuar udhetimin e qindra emigranteve te prefektures se Elbasanit drejt vendit fqinj. Prej kater ditesh grupe emigrantesh presin me ore te tera para agjensive te udhetimit me shpresen se gjendja do te zhbllokohet nga casti ne cast. Administratoret e agjensive nuk kryejne asnje veprim me emigrantet pasi autobuset dhe mjetet e transportit nuk mund te kalojne matane kufirit. Mjaft emigrante rrezikojne te humbasin vendet e punes, ndersa te tjere kane probleme me skadimin e afatit te vizave dhe me dokumentacionin. Ne qytetin e Elbasanit ekzistojne disa shoqeri udhetimesh te cilat u vijne ne ndihme 500 mije banoreve te kesaj zone.
F. S.
F. S.