E Diel, 1 Nëntor 2026

Sillet ne pranga i riu per "tentative vrasje"

TIRANE - Ekstradohet nga Italia shqiptari Marjus Hatija, 20 vjec. Hatija akuzohet per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative", si dhe te "armembajtjes pa leje". Sipas burimeve zyrtare te policise, Hatija jetonte ne Prato te Italise nen identitetin e rreme Reni Rista. Sipas akuzes se ngritur nga prokuroria, me 14 prill te vitit te kaluar ne vendin e quajtur Mbrostar, te rrethit te Fierit, 20-vjecari, ne bashkepunim me shtetasit Florant Hatija dhe Mysret Hoxhaj kane tentuar te vrasin Sabri dhe Dashnor Ndreun. Mysret Hoxhaj eshte arrestuar ne France dhe u soll me pranga per ne Shqiperi ne muajin prill te ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›