Zjarre per t'i shpetuar te ftohtit ne kufi
Shoferet turq dhe ata shqiptare, te ndodhur ne kushtet e nje moti te keq jane pare duke u ngrohur ne zjarre te ndezura ne ambientet prane doganes, nderkohe qe binin edhe reshje shiu. Udhetaret qe vinin me autobuse te linjave te ndryshme dhe qe shkonin per ne Greqi, kane zbritur bagazhet e tyre dhe kane kaluar si kembesore doganen per te qarkulluar me pas me mjete te rastit apo taksi drejt destinacionit te tyre per ne shtetin fqinj. Burime ne doganen e Kapshtices, thane se nje radhe edhe me e gjate mjetesh te tonazhit te rende qe sjellin mallra nga Greqia kane mbetur te bllokuara prej 3 ditesh matane kufirit.