E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet ne pune, dy viktima

Aksidentet ne pune sjellin dy viktima ne Tropoje dhe Vlore. Ngjarjet kane ndodhur diten e djeshme, vdes nje drejtues automjeti, ndersa plagoset rende punetori i nje firme ndertimi, i cili eshte derguar per kurim ne spitalin e Gjakoves. Nen hetim ne gjendje te lire mesohet se jane pronaret e dy firmave ku viktimat ishin te punesuar.

Aksidenti i pare ka ndodhur ne fshatin Pilur te Himares, ku nje 21 vjecar qe ishte punesuar ne firmen e gurores ka humbur jeten pasi e ka zene karroceria e mjetit qe drejtonte. Burime policore thane se Aristidh Bala ishte duke punuar me nje makine te tonazhit te rende me karroceri.

Ndersa ishte duke riparuar nje defekt ne makine, Bala eshte shtypur prej saj. Pjesa e pasme e karrocerise ka rene duke e zene nen vete 21 vejcarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ne vendngjarje kane mberritur efektivet e policise dhe ekspertet per te sqaruar rrethanat e aksidentit. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ardhur pasi nuk jane plotesuar kushtet teknike gjate punes.

Trupi i pajete i 21 vjecarit i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore, nga ku ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qene aksidenti. Mesohet se nen hetim, ne gjendje te lire eshte edhe pronari gurores ne Pilur.

Nje 26-vjecar eshte plagosur rende diten e djeshme nga kazani i vincit, ne fshatin Dojan te rrethit te Tropojes. Burime zyrtare te policise vendore thane se Albert Cela u plagos gjate punes teksa shoqeronte transportin e kazanit te madh te nje vinci qe drejtohej nga 43 vjecari Avni H. Aksidenti ndodhi kur kazani u shkeput, duke shkaktuar plagosjen e rende te punetorit te firmes se ndertimit.

Vete vincieri beri transportin e te plagosurit per ne spitalin e Bajram Currit, ndersa ndaj tij ka nisur ceshtja penale ne gjendje te lire, me akuzen e "plagosjes se rende nga pakujdesia". Pasi mori ndihmen e pare ne spitalin e Bajram Currit, Cela u dergua per mjekim me te specializuar ne spitalin e Gjakoves, nga ku mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Policia tha se materialet per kete ngjarje i kaluan Prokurorise per hetime te metejshme, ndersa pritet edhe marrja ne pyetje e drejtuesit te vincit.

Precedenti ne Durres, vdes shoferi, pranga inxhinierit

Nje 31 vjecar humbi jeten dy dite me pare ne qytetin e Durresit, ndersa punonte ne nje kompani, ndertimi objektesh banimi ne plazh. Policia arrestoi inxhinierin e firmes. Ngjarja ka ndodhur ne oren 09:30 te se martes, ne lagjen nr. 13, prane plazhit "Iliria", kur 31-vjecari Shpetim Catri, lindur dhe banues ne Kavaje, me detyre shofer i autobetonieres se kompanise, ka gjetur vdekjen si pasoje e kontaktit me nje linje elektrike. Uniformat blu ndaluan Ahmet Markun, me arsim te larte dhe me profesion inxhinier ndertimi, te pallati i firmes "2 ART Konstruksion". Prokuroria nisi hetimet per vepren penale te "shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune".

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›