Greva dhe protesta në Francë/ Macron: Do vazhdoj reformën e pensioneve

Pavarësisht protestave të shumta, presidenti Emmanuel Macron këmbënguli se do të vazhdojë me planet për reformën e pensioneve.
Megjithëse, grevat dhe protestat e francezëve shkaktuan ndërprerje të transportit, mësimit dhe shërbimeve e tjera publike në të gjithë Francën, kreu i shtetit francez deklaroi gjatë një konference për shtyp “duhet ta bëjmë atë reformë” për të “shpëtuar” sistemin e pensioneve.
“Ne do ta bëjmë atë me respekt, në një frymë dialogu, por edhe me vendosmëri dhe përgjegjësi”, shtoi ai.
Duke iu referuar rregullave të reja, punëtorët francezë do të duhet të punojnë më gjatë përpara se të dalin në pension, ku mosha e pensionit rritet nga 62 në 64.
/rtsh.al/