E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e Alitalias: Shqiptari me nënën e vdekur në aeroport

Pret biletën me avion për të sjellë sa më shpejt nënën e tij të vdekur në vendlindje, por bllokohet atje dhe sarrin ta sjelli në kohë. Shkak i këtij bllokimi është bërë greva ë kompanisë “Alitalia” dhe bllokimi i fluturimeve. 

ITALI- Një emigrant shqiptar është një nga pasagjerët që po e vuan më shumë anulimin e fluturimeve të linjës “Alitalia”. Prej dy ditësh, ai ka ngelur i bllokuar në aeroportin e Fiumiçinios me një arkivol brenda të cilit ndodhet nëna e tij e vdekur, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve “Ansa”. Bëhet fjalë për një shqiptar, emri I të cilit nuk bëhet I ditur dhe që jeton prej vitesh së bashku me familjen e tij në Anagni, provincë kjo e Frosinones, i cili është goditur nga një fatkeqësi. Atij i ka vdekur nëna dhe për të mbërritur sa më parë në Shqipëri ai ka prerë biletën e avionit, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij janë nisur me traget. Me sa duket rruga e shkurtër i ka dalur më e gjatë emigrantit shqiptar, sepse ndërsa familja e tij pret në qytetin e Durrësit për të varrosur të ndjerën, ai ka ngelur në aeroport me nënën e tij të vdekur. Emigranti shqiptar i cili preferon të mbetet anonim shprehet se nuk arrin ta besojë se si ndodhin gjëra të tilla. Greva e pilotëve të “Alitalias” ka bërë që kompania më e madhe ajrore italiane të zhytet në kaos dhe si pasojë të anullohen rreth 100 fluturime në Romë e Milano. Shumë nënpunës të “Alitalias” ende janë të pakënaqur me planet për shitjen e kësaj kompanie të falimentuar një grupi industrialistësh italianë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›