Kallëzohet për korrupsion, emërohet ne tatime
Nga Genc Kondi
Është rasti flagrant i Ilir Mandrit, të sapoemëruar nga ana e Financave në këtë post kyç të institucioneve shtetërore, në Durrës, ndërkohë që KLSH-ja e akuzoi për dëme ekonomike shkaktuar shtetit shqiptar
TIRANE-Kallëzohet nga ekipet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për korrupsion në Prokurori, por emërohet drejtues i Drejtorisë numër dy të vendit të administratës tatimore. Është rasti flagrant i Ilir Mandrit, të sapoemëruar nga ana e Financave në këtë post kyç të institucioneve shtetërore, në Durrës, ndërkohë që jo shumë kohë më parë, ishte akuzuar nga KLSH-ja për dëme ekonomike shkaktuar shtetit shqiptar. Sipas burimeve nga punonjës të administratës tatimore të Durrësit, që kanë kërkuar të mos identifikohen, këto ditë ka filluar punë si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave Ilir Mandri. Në nëntor të vitit 2005, ky zyrtar është emëruar në krye të degës më të madhe të Tatimeve në vend, asaj të kryeqytetit. Duke e prezantuar atëherë para personelit të Tatimeve, ish-drejtori Alfred Prifti, tha se Ilir Mandri ka një përvojë të pasur në Tatimet e Doganat. Por ky prezantim "rozë" nuk e pati jetën të gjatë. Shumë shpejt, kryetatimori i Tiranës u hoq nga puna, gjë që u pasua edhe nga probleme më të mëdha. Dy ish-drejtorë të degës së Tatim-Taksave Tiranë dhe të paktën tre përgjegjës të zyrave të ndryshme pranë këtij institucioni, po përballen aktualisht me organet e akuzës me motivacionin "për shpërdorim të detyrës". Burime nga Prokuroria thanë për Gazetën se ish-drejtorët Ilir Mandri e Dëshir Tuda po hetohen, së bashku me ish-përgjegjësin e sektorit Leonard Meko, ish-përgjegjësin e zyrës së vlerësimit tatimor, Neritan Troshani dhe ish-përgjegjësin e zyrës së kontrollit, Thanas Petri. Nën hetim, sipas këtyre burimeve, ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të niveleve më të ulëta. Këta ish-zyrtarë kanë qenë "autorë" (të urdhëruar) të një ndryshimi në Tatimet e Tiranës, i cili u cilësua atëherë si "reformë", por që nuk kishte qëllim përmirësimin e punës.
Kontrolli
Llogaritet në 630 milionë lekë të reja vlera e shkeljeve dhe e parregullsive në zbatimin e ligjeve në Degën e Tatim-Taksave të Tiranës, sipas KLSH-së. Në veprimtarinë e strukturave të kësaj dege janë konstatuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore, kryesisht të ligjeve "Për procedurat tatimore", "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", "Tatimit mbi të ardhurat", si dhe të udhëzimeve respektive, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit. Konkretisht, ky dëm është shkaktuar nga moszbatimi i dispozitave ligjore në fuqi për TVSH-në (50 milionë lekë); nga moszbatimi i dispozitave ligjore në fuqi për tatimin mbi të ardhurat (580 milionë lekë), etj. KLSH-ja ka rekomanduar 4 masa organizative, 4 masa zhdëmtimi për vlerën rreth 630 milionë lekë dhe 31 masa disiplinore, nga të cilat për 14 punonjës "largim nga shërbimi civil". Gjithashtu, për dëmet ekonomike të shkaktuara ndaj 2 punonjësve drejtues dhe 3 punonjësve të tjerë të degës, janë bërë 5 kallëzime penale. Sipas burimeve në KLSH, duhet të paraqiteshin para organit të akuzës ish-drejtorët e kësaj dege: Ilir Mandri dhe Dëshir Tuda.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)