E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urise, Meta: Jemi te vendosur

Pasi u be publike deklarata e konferences se kryetareve, deputetet ne greve urie shprehen vendosmerine per ta vazhduar greven. Nepermjet nje lidhje telefonike, kryetari i LSI-se Ilir Meta iu drejtua mbeshtetesve te tij, te tubuar para Kuvendit.

"Dua t'ju siguroj se ne jemi te vendosur per te rivendosur shenjterine e votes se lire ne atdheun tone, ne menyre qe te marre fund njehere e mire deformimi dhe injorimi i qytetareve shqiptare permes prekjes se votes, sikurse ka ndodhur tashme ne te kaluaren”, eshte shprehur Meta.

Nderkohe mbeshtetesit e deputeteve te ngujuar, debatuan me pare me policine ne lidhje me vendosjen e nje tende. Per te menjanuar perplasjen fizike, policia u terhoq.

Por gjate paradites policia kishte deklaruar nepermjet nje zedheneseje se kishte bere nje kallezim penal ne Prokurorine e Rrethit Tirane per sekretarin te LSI-se, Petrit Vasili.

Sipas policise, keto tubime qe zhvillohen pa leje, cenojne rende sigurine e Parlamentit. Po ashtu, ato nxjerin probleme per ruajtjen dhe sigurimin e levizjes se personaliteteve shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›