E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e PS,2 qytetarë dërgohen në spital


Në ditën e katërt të grevës së urisë së opozitës, grevistët kanë shfaqur përkeqësime serioze në shëndetin e tyre. Fillimisht ka qenë grevisti Ramazan çeka i cili është detyruar të niset për në QSUT për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ramazan çeka, nga Elbasani vuante nga diabeti dhe ka pasur këputje të trupit, ndaj ka pasur nevojë për mjekim.
Rreth orës 14:00 një tjetër grevist është dërguar në spital. Qytetari Romeo Sina nga Vlora ka shfaqur shenja të fikti dhe është dërguar për mjekim.
Ndërkohë që deputetja, Eglantina Gjermeni, e cila ka shoqëruar grevistin Ramazan çeka në spital, është shprehur e indinjuar për kujdesin e mjekëve ndaj këtij shtetasi. "Mjekët janë antihumane. Duhet të kujtojnë betimin e Hipokratit dhe jo të hipokritit", tha ajo.

Grevistët i ka vizituar mjeku Sabit Brokaj, i cili tha se ata aktualisht kanë tension të ulët, në raport me vlerat normale. "Në raste të tjera ka edhe shqetësime të tjera", tha ai.

Deri tani tre grevistë janë dërguar në spital, dy qytetarë dhe deputetja socialiste Klodiana Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›