Gjiknuri: Asnjë vendim gjykate nuk pengon hapjen e kutive
Nuk ka asnjë vendim gjykate që nuk lejon hapjen e kutive dhe trasparencë të zgjedhjeve. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri i cili ka theksuar se opozita kërkon vetëm transparencë të zgjedhjeve.
Ai theksoi se vetëm nëse bëhet transparencë e zgjedhjeve mund të sigurohen zgjedhje më të mira në të ardhmen. "Ccdo pretendim se këtë nuk e lejon gjykata, është absurd", tha ai. Sipas Gjiknurit, PS ka pranuar rezultatin, nuk kërkon përmbysjen e rezultatit, por hetim parlamentar duke lënë në fuqi vendimin e gjykatave. "Ne nuk kemi punë me vendimin e gjykatave", tha ai.