E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne nuk ndalemi, protesta për transparencë

Edi Rama deklaron se opozita nuk tërhiqet nga beteja e saj. Vetëm pak minuta pas deklaratës së Komisionerit të Zgjerimit Shtefan Fyle mbi përgjegjsinë e politikës për rendiminim e krizës, z.Rama deklaroi se përgjegjësia e vetme e opozitës është për të çuar deri në fund këtë betejë që nuk bëhet për interesa të ngushta, por për interesa madhore të vendit.
Duke folur për shëndetin e grevistëve, Rama ndërsa i falenderoi ata inkurajoi në qëndresën dhe vendosmërinë e tyre për këtë sakrificë sublime.
Ndërsa ka hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë, grevistët kanë shfaqur përkeqësime serioze në shëndetin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›