E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e gazetareve Nga Albin Kurti

Paramendoni sikur gazetaret ne Kosove te benin nje greve te pergjithshme ndaj takimeve dhe mbledhjeve te Qeverise dhe politikaneve tjere qe kryesojne institucionet e partite. Paramendoni sikur ata te refuzonin per nje muaj politikanet si lende e pare qe jane per lajmet e tyre, dhe te jepnin vetem lajme nga jeta e njerezve te thjeshte. Politikanet gjithsesi do t’i kapte paniku.
Ne Kosove prodhohet pak. Prandaj ka pak punetore, pak njerez te punesuar. Shumica e popullsise se Kosoves jane te papune. Tregtia dhe administrata kurre nuk mund ta zgjidhin problemin e papunesise. Pa prodhim, s’ka punesim. Prodhimtarise i duhen punetore dhe jo anasjelltas. Kur planifikohet dhe mundesohet prodhimi atehere nis edhe punesimi. Punesimi nuk realizohet nga deshira per pune e te papuneve, por nga nevoja e prodhimtarise per te punesuar te rinj.
Mirepo, ka nje lloj prodhimi ne Kosove qe vazhdimisht e konsumojme pa e verejtur kete gje. Spontaniteti dhe familjarizimi me te na bejne te pavetedijshem per te. Ky prodhim eshte aq masiv dhe i perditshem saqe duket se eshte e vetmja industri e mbetur ne Kosove. E kam fjalen per industrine e mediave, per prodhimin e lajmeve nga televizionet, radiot e gazetat. Nuk eshte i rendesishem ketu lajmi si prodhim i fabrikuar ne kuptimin pezhorativ te fjales dhe as shitja e opinionit te redaksise si lajm per publikun. Secili lajm, pavaresisht vertetesise a saktesise se tij, pavaresisht aktualitetit a ndikimit te mepastajme, eshte produkt i prodhuar nga gazetaret. Gazetaret jane punetoret qe e prodhojne lajmin, ndonese ata mund te mos e perjetojne veten fare si punetore, e lere me si punetore qe e prodhojne lajmin. Ngjarjet e ndodhura rishtas, zhvillimet e ndryshme politike dhe te tjera, te gjeturat e zbuluara nga e kaluara qe ishin te panjohura deri me tani, paraqesin lenden e pare te cilen gazetaret e perpunojne per ta bere produktin lajm qe shitet mandej. Qytetaret e blejne lajmin ne forma te ndryshme: nga blerja e gazetes dhe pagesa e energjise elektrike per 3.5 euro me shtrenjte, e deri te blerja e produkteve te tjera per te cilat morem vesh ose u cytem t’i blejme nga reklamat ne media te ndryshme.
Lajmi tashme eshte produkt te cilin nuk mund te mos e konsumosh. Kur qytetari yne shikon, degjon a lexon, ai zakonisht shikon, degjon a lexon lajme. Lajmin e konsumon sepse e ka te pamundur te mos e konsumoje, dhe normaliteti i ketij konsumimi veshtire te jete i pakrahasueshem me ckado tjeter. Lajmi me pare sesa te jete produkt i zgjedhur, eshte produkt i munguar. Secili pyet se ‘cka ka te re’, ne kuader te nje ping-pong loje midis kureshtjes dhe merzise. Fundja, a nuk eshte kureshtja e njerezve sot komplementare me merzine? Je i merzitur para se te behesh kureshtar, e mandej merzitesh serish atehere kur e reja s’eshte me e re, kur te rese i kalon risia me nxitim.
Qytetari gjithsesi eshte i informuar edhe pse kjo nuk tregon asgje per vetedijesimin dhe emancipimin e tij. Madje, mund te jete e kunderta: sa me i informuar, aq me pak i vetedijshem eshte ai. Kur banoret e nje lagjeje te Vushtrrise paten protestuar sepse per disa dite rresht kishin mbetur pa energji elektrike, flitej ne forme shakaje se ata nuk u ngriten ne protesta qe te kene energji, por pse nuk paten: disa dite radhazi ata nuk kishin pare lajme ne televizion dhe realiteti u ishte bere i padurueshem meqe ai u kishte mbetur i pandermjetesuar nga lajmet televizive. Porsa kishin filluar te perballen me realitetin e cliruar nga thjerrat qe ua impononte televizori, ata ishin rebeluar. Sido qe te jete, karakteri i produktit lajm, pra te qenit e tij virtual karshi realitetit apo materialitetit te tij, con me pak peshe per ate qe do te lexoni ne vijim sesa per ate qe tashme e lexuat.
Gjendjen e nje shoqerie, cilendo gjendje ne cilendo shoqeri, e ruajne forca te caktuara shoqerore. Asnje status quo nuk eshte e veteqendrueshme pa forcat prodhuese te status quo-se. Kur punetoret e nje fabrike bejne greve ata e nderprejne prodhimin e asaj fabrike dhe hedhin faren e ndryshimit te status quo-se. Ata e refuzojne mirembajtjen e gjendjes ekzistuese duke e kerkuar nje gjendje tjeter te cilen njesoj do ta mirembanin pastaj. Kerkojne kushte te reja, kushte me te mira, per veten e tyre ne punen e tyre. Greva e punetoreve ne fabrike eshte shkeputje e hallkes se zinxhirit qe lidh lenden e pare me produktin perfundimtar. Punetoret refuzojne te punojne duke refuzuar te perpunojne. Gazetaret jane punetore. Ata jane prodhuesit kryesore ne Kosoven pa prodhim. Askush nuk mund te beje greve te suksesshme sikurse punetoret qe prodhojne. Paramendoni sikur gazetaret ne Kosove te benin nje greve te pergjithshme ndaj takimeve dhe mbledhjeve te Qeverise dhe politikaneve tjere qe kryesojne institucionet e partite. Paramendoni sikur ata te refuzonin per nje muaj politikanet si lende e pare qe jane per lajmet e tyre, dhe te jepnin vetem lajme nga jeta e njerezve te thjeshte. Politikanet gjithsesi do t’i kapte paniku. Njerezit do te dyshonin nese ata ekzistojne. Te tjereve qe u kujtohet t’i kene pare gjalle do te hamendesoheshin nese ato ishin vecse holograme. Do te kuptohej se shume me teper se qe televizionet kane nevoje per politikanet, jane politikanet ata qe kane nevoje (sidomos) per televizionet. Greva e gazetareve ndaj gjithe ketyre politikaneve qe e lane Kosoven pa ekonomi e pa ushtri, pa arsim e pa shendetesi, dhe me gjithnje e me pak territor, pa dyshim qe do ta trondiste status quo-ne e tanishme. Sepse ne Kosove gazetaret jane prodhuesit me te medhenj, sepse ne Kosove nuk prodhohet asgje sikur lajmet, sikur lajmet prej politikaneve e per politikanet. E, ndoshta atehere edhe banoret e lagjes pa energji te Vushtrrise, jo vetem qe nuk do te ndjeheshin me te vetmuar, por edhe do te rebeloheshin pikerisht pse paten energji elektrike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›