E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e minatorëve, METE thirrje për dialog urgjent

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bëri sot thirrje për nisjen urgjent të dialogut mes palëve për ti dhënë fund grevës së minatorëve të Bulqizës.

METE është duke ndjekur me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë ndërsa i`u bën thirrje negociatorëve, drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra- tjetrën , të ndalojnë menjëherë lumin e akuzave të ndërsjellta që po përpiqen ta çojnë në rrugë pa krye këtë situatë

Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri thuhet në deklaratën e METE

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqisës, thekson më tej METE në deklaratën e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›