Greva e minatorëve, këshilltari i presidentit në Bulqizë

Këshilltari i presidentit Bamir Topi, Fatlum Nurja do të shkojë ditën e sotme tek minatorët e Bulqizës, të cilët prej 7 ditësh ndodhen në grevë urie. Mësohet se këshilltari i presidentit, do të shkojë drejt minierës së Bulqizës në orën 12:00, ku do të interesohet për gjendjen shëndetësore të tyre.
15 minatorët janë të vendosur për të vijuar grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Të mbështetur edhe nga minatorët e tjerë të cilët protestojnë përpara ambienteve të “ACR”, ata kërkojnë rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.