E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 10 policë nga sulmi vetëvrasës

10 punonjës policie janë vrarë ditën e sotme nga një sulm vetëvrasës. Ngjarja ka ndodhur në Lashkar Gah, në provincën e Helmandit në Afganistan.
Në këtë sulm është vrarë edhe një fëmijë.
Autoritetet thonë se 12 persona janë lënduar nga sulmi, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.
Sulmi ndodhi në më pak se dy javë që kur NATO ua dorëzoi përgjegjësinë për sigurinë trupave afgane në Lashkar Gah.
Kjo është zona më e paqëndrueshme nga 7 rajonet, në të cilat po kryhet transferi i përgjegjësive.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›