Minatorët e Bulqizës në ditën e 7-të, të grevës

Minatorët e Bulqizës janë futur në ditën e 7-të, të grevës së urisë të cilën po e zhvillojnë 1400 metra nën tokë. Pavarësisht kushteve të vështira të ambientit ku minatorët ndodhen, dhe përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, ata shprehen të vendosur për të vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave.
15 minatorët grevistë, mbështeten nga pjesa tjetër e minatorëve, që vijojnë protestat përpara zyrave të “ACR”.
Njëri prej grevistë është larguar për të marrë ndihmën mjekësore, sepse gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës në minierë, pasi sipas tyre në këtë minierë nuk janë kryer investime. Një tjetër kërkesë e tyre është rritja e pagës nga 20 në 40%, si dhe uljen e moshës së pensionit.