Lezhë, babai vret me armë, djalin 15-vjeçar

Krimi brenda familjes ka tronditur në orët e para të mëngjesit, zonën e Lezhës. Babai ka vrarë me armë zjarri, djalin e tij 15-vjeçar për arsye, të cilat ende mbeten të pazbuluara.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, kur Ndue Stomici vrau më armë zjarri të birin, Nikolin Stomicin, 15 vjeç.
Ende nuk dihen motivet e këtij akti, ndërkohë që autori është shoqëruar në polici.