E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e minatorëve, sot takimi me ACR-në

Përfaqësuesit e minatorëve pritet të ulen sot në një takim me përfaqësuesit e firmës austriake ACR, pas ftesës së kryebashkiakut të Bulqizës, Roland Keta.

Kreu i konfederatës së sindikalistëve, Kolë Nikollaj, thekson se në këtë takim do të negociohet edhe për rritjen pagave të minatorëve me 40 %.

“Në sajë të luftës vetëmohuese të minatorëve, të cilët po luftojnë me vdekjen prej 10 ditësh, dje ndërhyri kryetari i Bashkisë së Bulqizës për të ndodhur kjo marrëveshje. Presim nga minuta në minutë të ulemi për bisedime me ta, por ACR nuk na ka dhënë afatin përfundimtar”, thekson Nikollaj.

Aktualisht në grevë ndodhen 14 minatorë, tre prej të cilëve po përballen me probleme të rënda shëndetësore.

/Start/

                                                                                             2011-08-04 09:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›