E Diel, 1 Nëntor 2026

“Flauti magjik”, në vjeshtë në skenën shqiptare

Vepra e Moxartit, që do të jetë premierë për herë të parë në Shqipëri, njihet për suksesin e saj në shumë skena të botës. Premiera e saj do të jepet në javën e parë të tetorit.

Opera do të luhet nga një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë. Rolin kryesor në shfaqjen operistike do ta interpretojë tenori nga Kosova, Riad Ymeri, i cili është zgjedhur nga një audicion i mbajtur nga Teatri i Operës dhe Baletit në muajin qershor. Ymeri do të veshë kostumin e Taminos nga vepra e njohur e kompozitorit gjerman.

Muzika nga Wolfgang Amadeus Moxart dhe libreti nga Emanuel Schikaneder premton të jetë një vepër që do t’i falë shumë momente emocionuese publikut. Për këtë vepër vjen nga Gjermania regjisori i njohur Stefan Neugenbauer, i cili në vendin tonë njihet për disa produksione teatrore, si realizime me studentët e Akademisë së Arteve.

Në sezonin artistik që lamë pas, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, për publikun janë shfaqur disa realizime të suksesshme teatrore. “Verter”, “Traviata”, “Otello”, “Borana”, “Don Carlos” etj., si dhe muzikali “Rituali i jetës”, i cili u ngjit premierë në skenë më datë 10 qershor. /Start-Shqip/

                                                                                             2011-08-03 17:18
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›