Gumi: Jo ndryshime kushtetuese per te sjelle kriza te reja ne vend
Deputeti i Partise Demokratike Viktor Gumi, thote se Kushtetuta nuk mund te ndryshohet per te sjelle kriza te reja politike ne vend. Ne nje interviste dhene dje per televizionin “Klan”, Gumi argumenton se ideja e hedhur nga selia roze per ndryshime te reja eshte e gabuar, pasi nxjerre jashte loje ndryshimet qe u bene me konsensus te gjere ne vitin 2010. Arsyetimin e tij kunder ndryshimeve, Gumi e lidh me nje paralelizem qe haset shpesh ne te drejten kushtetuese. “Paralelizmi mes nje personazhi mitik sic ishte Uliksi dhe e drejta kushtetuese, thuhet shpesh ne leksionet e te drejtes kushtetuese, se ashtu sikurse Uliksi lidhej pas direkut te anijes per te rezistuar joshjes nga sirenat, ashtu edhe nje shoqeri “lidhet” te Kushtetuta per te mos u joshur nga zhurmat politike. Une besoj se ndryshimet kushtetuese jane nje moment madhor, vecanerisht ne jeten e nje shoqerie demokratike. Ndryshimet nuk behen per te imponuar krize institucionale. Kushtetuta duhet te jape zgjidhjen e krizave”, thote Gumi. Nga ana tjeter ai shton se synimet per ndryshime jane te destinuara te deshtojne. “Cdo kthim pas per tu imponuar nepermjet nje mjeti kushtetues, nje krize institucionale eshte detyrimisht i destinuar te deshtoje”, thote ai. Nga ana tjeter, ai ndalet edhe ne ndryshimet ne Kushtetute qe u bene ne vitin 2008, duke vleresuar se ato sollen ndryshime pozitive. “Ndryshimet e Kushtetutes te vitit 2008 kishin aspektin e tyre shume pozitiv. Mjafton ti referohemi edhe opinionit te Komisionit te Venecias per ndryshimet kushtetuese. Natyrisht, keto ndryshime e kaluan testin e kohes, madje nuk jane aspak anti-demokratike”, tha Gumi. Ideja e hedhur nga PS-ja per ndryshimet kushtetuese parashikon te preke dhe menyren e zgjedhjes se presidentit. Ne 2008 PD dhe PS i dhane fund krizes politike qe prodhonte cdo pese vjet perzgjedhja e kreut te shtetit, pasi kerkohej nje shumice e cilesuar prej 84 votash. Tashme ne raundin e fundit, kreu i shtetit zgjidhjet me 71 vota. Duke mbrojtur variantin aktual te menyres se zgjedhjet se kreut te shtetit, Gumi shton se kjo menyre i shkon per shtat logjikes se ky institucion perfaqeson popullin dhe jo partine. “Presidenti nuk eshte aspak ne diktatin e partise. Perkundrazi, praktika ka treguar se tendenca presidenciale per te qene kandidat i njerez pale ka sjelle probleme ne sistem. Presidenti eshte perfaqesues i popullit, perfaqeson unitetin e popullit dhe per pasoje ky eshte konturi kushtetues ku vepron”. Gumi flet dhe per variantin e hedhur serish ne media per zgjedhjen e nje Presidenti nga populli. Sipas tij, kurrsesi Kushtetuta nuk mund te cilesohet si nje ligj i thjeshte qe ndryshon sipas oreksit politik. “Edhe akademike, apo OJF kane sjelle rastin e presidentit nga popullit. Ashtu sic eshte dhe rasti i Dhomes se Dyte (ne Kuvend) shpesh here te sjelle ne vemendje nga konstitucionalit dhe politikane te vjeter ne Shqiperi. Une besoj se keto ide mund te diskutohen ne planin akademik, por kushtetuta ka nje procedure strikte. Te ndryshme nga ajo e nje ligji te thjeshte, Ndryshimi i Kushtetutes ka nje procedure ekstra, ne kuptimin qe eshte parashikuar ne hapa te ndryshem”, thote ai. Gumi shton se ndryshimet ne Kushtetute kerkojne diskutime ne kohe te ndryshme dhe duhet te marrin parasysh dhe situaten politike se kur ato behen . “Keto debate duhet te marrin kohen e nevojshme, situaten politike, pasi per mendimin tim, ndryshimet kushtetuese, ne nje situate te polarizuar politike nuk behen”.
“Kushtetuta nuk ndryshohet si nje ligj i thjeshte”
“Edhe akademike, apo OJF kane sjelle rastin e Presidentit nga popullit. Ashtu sic eshte dhe rasti i Dhomes se Dyte (ne Kuvend) shpesh here te sjelle ne vemendje nga konstitucionalit dhe politikane te vjeter ne Shqiperi. Une besoj se keto ide mund te diskutohen ne planin akademik, por Kushtetuta ka nje procedure strikte. Te ndryshme nga ajo e nje ligji te thjeshte”
Opozita
Teza e hedhur ne media per ndryshimet Kushtetuese sjell ne vemendje dhe nje strategji te opozites. Idete hidhen fillimisht ne media, per te pare reagimin e pare te mazhorances, nderkohe qe duke pare reagimin gatuhet dhe qendrimi politik i radhes. ne kete menyre, opozita synon nje reforme tjeter te rendesishme, te ciles i meshojne fort edhe nderkombetaret, sic eshte dhe reforma zgjedhore.