Bashkia, grup pune per mbrojtjen e konsumatoreve Luljeta Ndoka
Shtate anetare, eksperte te fushave te ndryshme, do te bejne pjese ne Agjencine e Mbrojtjes se Konsumatoreve, struktura me e re e bashkise, e ngritur dje. Detajet mbi funksionimin e kesaj agjencie i ka dhene zv.kryetari i Bashkise se Tiranes, Edmond Panariti, i specializuar ne kete sektor.
Agjencia
Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Edmond Panariti prezantoi dje grupin e punes, per ndertimin e struktures dhe funksioneve te Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Sipas prof. dr. Panaritit, kjo agjenci do te funksionoje mbi dy shtylla kryesore. E para eshte komunikimi i vazhdueshem me qytetarin, qe do te thote degjimi dhe shqyrtimi i shqetesimeve te tyre, per standardet dhe cmimet ne treg. Sipas Panaritit, qytetaret e Tiranes do te kene mundesi te shprehin shqetesimet e tyre drejtperdrejt ne Bashki, nepermjet telefonit ose internetit. Nderkaq, shtylla tjeter e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit, ka te beje me verifikimin ne vend te ankesave te qytetareve dhe marrjen e masave, ne rastet e spekulimit me cmimet ose me cilesine e mallit. Sipas Panaritit, Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit eshte nje nga prioritetet e Bashkise dhe premtim zgjedhor i Kryetarit te Bashkise, Basha. “Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit do te jete shembulli “par excellence”, i sinergjise, midis pushtetit vendor dhe atij qendror, ne sherbim te qytetarit”, u shpreh nenkryetari i Bashkise, . Panariti.
Grupi i punes
Panariti theksoi se ne perberje te grupit per ndertimin e Agjencise jane eksperte, personalitete dhe funksionare te rendesishem te fushes si: Profesor Gani Moka drejtor i Drejtorise se Sigurise dhe Cilesise se Ushqimit ne Ministrine e Bujqesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (MBUMK), dr. Teita Myrseli drejtore e Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise, Prof. Dr. Enver Roshi - Drejtor i Institutit te Shendetit Publik, avokat Altin Goxhaj Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit ne Tirane, Dr. Ariela Struga - Drejtore e Drejtorise se Vleresimit te Riskut - Autoriteti Kombetar i Ushqimit, Dr.Zef Preci Drejtori i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike dhe Dr.Pranvera Kastrati, drejtore e Mbikeqyrjes se Tregut, ne METE.
Shpresojne ne zgjidhjen e problemeve
Ka shkuar mjaft larg lista e qytetareve qe presin me padurim te vije dita e premte per t’u takuar me kryetarin e bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Te pyetur nga gazeta, mjaft banore te Tiranes qe kane konflikte pronash, qe jetojne me ndihme ekonomike, apo jane te papune, jane shprehur se kane shume besim se, jo vetem qe kryetari do t’i prese dhe do t’i degjoje me kujdes, porse edhe do t’ua zgjidhe problemet qe ata kane. “Te merkuren e kaluar vetem e uruam zotin Basha, por na premtoi se duke filluar nga e premtja, ai do te vere ne levizje te gjitha strukturat ne varesi, per te na zgjidhur problemet”, thone qytetaret. Sipas tyre, ndonese ka qene nje orar pritjeje me popullin edhe nga kryebashkiaku i kaluar, ishte e pamundur qe te takoheshe me te, dhe aq me teper te pretendoje per zgjidhje te halleve. Por, qytetaret e Tiranes shpresojne se gjithcka do t’i perkase se shkuares.