Greva e opozitës, Policia: PS të zhbllokojë bulevardin

Tiranë, 1 maj, NOA Policia e Tiranës ka bërë njoftimin e parë publik në lidhje me mbarëvajtjen e situatës dhe incidentet e ndodhura. Pas listimit të korrespodencës mes zyrtarëve të PS-së dhe Policisë së Tiranës për datën dhe mbajtjen e mitingut të djeshëm, njoftimi i policisë sqaron se drejtuesit e PS-së nuk kanë kërkuar mbrojtjen e policisë për zhvillimin e grevës.
Por nga ana tjetër Policia e Tiranë si kujton PS-së se bllokimi i qarkullimit përbën shkelje penale dhe i kërkon asaj të zhbllokojë trafikun në qendër të kryeqytetit.
Në të gjitha njoftimet që PS ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës, me qëllim që Policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit. Sqarojmë opinionin publike se, veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal. Policia e Kryeqyteti u kërkon organizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit dhe lënien e lirë të mjeteve të transportit, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia sqaron dhe incidentin e nodhur paraditen e sotme. Sipas saj rreth orës 11.00, një grup simpatizantësh që mbështesin grevën e urisë të grupit të deputeteve socialistë, tentuan të bllokojnë në Bulevardin Bajram Curri, mbi Urën e Lanës dhe të konfrontohen me qytetarë të tjerë të cilët po shkonin në aktivitetin tjetër që po zhvillohej në Sheshin Nënë Tereza.
Policia ka reaguar dhe për lajmin e transmetuar në disa mediat se forcat e rendit po filmojnë protestuesit. Në këtë pikë polcia sqaron se këto veprime të policisë mbështeten në nenin 21 të ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001 Për Tubimet.
Komunikimi shkresor i PS dhe Policisë së Tiranës për zhvillimin e mitingut.
Policia ka renditur gjithë korrespodencën mes saj dhe selisë së PS për zhvillimin e mitingut, ku në asnjë rast nuk është folur për grevë.
Lista nis me shkresën e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr.40 prot, datë 08.04.2010, Njoftim për miting, Dega Tiranë, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftohet: për zhvillimin e një proteste, në sheshin Skëndërbej me intenerar lëvizje në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13.00,
Shkresa Nr. 2364/1 prot, datë 09.04.2010 Përgjigje kërkesës Tuaj Nr.40 prot, date 08.04.2010 të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, dërguar Kryetarit të Partisë Socialiste, dega Tirane, Zotit Besnik Baraj për plotësimin e njoftimit në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 Për tubimet,
Shkresa e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr.43 prot, datë 28.04.2010, Përgjigje shkresës nr 2364/1, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin Skëndërbej me intenerar lëvizje në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13.00, dhe vazhdim të tij më datë 1 Maj 2010,
Shkresa Nr 2364/3 prot, date 28.04.2010 Përgjigje shkresës Tuaj nr 43, datë 28.04.2010, të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në perputhje me ligjin Nr.8773, datë 23.04.2001, Për Tubimet.
Shkresa e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr.43/1 prot, datë 28.04.2010, Përgjigje shkresës Nr.2364/3, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigjë për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin Skenderbej me intenerar lëvizje në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Kryeministria, në date 30.04.2010 deri me datë 30.05.2010,
Shkresa Nr.2364/5 prot, datë 29.04.2010 Përgjigje shkresës Tuaj nr 43/1, date 28.04.2010, të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në lidhje me përcaktimin e Drejtuesit dhe Organizatorit të Tubimit të datës 30.04.2010, në përputhje me ligjin Nr.8773, date 23.04.2001 Për Tubimet,
Shkresa e Kryetarit të Partisë Socialiste Tirane, Nr.43/3 prot, date 29.04.2010, Përgjigje shkresës Nr.2364/5, derguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tirane, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, ne sheshin Skënderbej me intenerar lëvizje në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri më datë 30.05.2010,
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me shkresë Nr.2364/8 datë 30.04.2020, ka njoftuar subjektin e Partisë së Socialiste për marrjen e masave për sigurimin e rendin e qetësisë, gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar prej saj, në sheshi Skëndërbej dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me date 30.04.2010, ora 15.00.
Gjithashtu me shkresën Nr.2364/5 datë 29.04.2010, Policia i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se, për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi në kuptim të nenit 5 pika 2 gërma c të Ligjit Për Tubimet, nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")