Hysi: Grevës do i shtohen deputetë të tjerë

Grevës së opozitës do i shtohen deputetë të tjerë të PS-së. Kështu ka deklaruar deputetja e PS-së, Vasilika Hysi në një prononcim për "Ora News" e cila theksoi se protesta dhe greva e opozitës nuk do ndalet deri në plotësimin e kërkesave.
Ajo tha se grupi parlamentar i PS-së do mblidhet sërish sot në mbrëmje për të vendosur për mënyrën e procedimit të protestës.
Hysi deklaroi se shpresonte që qeveria t'i japë vëmendjen e duhur protestës, në një moment që deputetët dhe mbështetës të opozitës kanë hyrë në grevë.
Koncertin e PD-së për 1 Majin ajo e quajti një akt të turpshëm e kritikues. "Sot në 1 Maj, shqiptarët u ndanë. Një pjesë u ngritën në protestë ndërsa të tjerë u detyruan të vinin sot në këtë koncert", tha ajo.