Policia rrethon bulevardin, mbi 1 mij forca ne sherbim

Policia ka formuar nje shirit rrethues qe nis nga kryqezimi ku ndodhet piramida vijon me tej ne aksin qe te con tek kreministria, dy gardhe me police mes dy bastioneve , njeri qe qendroi ne cep te kryeministrise dhe kuvendit dhe gardhi tjeter mes Pallatit te Kongreseve dhe Presidences.
Jo zyrtarisht konfirmohet se në sherbimin e përforcuar që njihet në zhargonin e policise se gadishmeria me e larte ne kohe paqeje jane perfshire 1300 forca. Mjetet dhe forcat e policisë qëndruan në gadishmeri pranë kryeministrise.
Aktualisht ne gadishmeri jane forcat e nderhyrjes se shpejte, uniformat blu, policia e rendi, policia rrugore deri tek agjentet e krimeve, antiterrori, dhe te krimit ekonomiko-financiar, te cilet kane pezulluar cdo pune ne dite normale dhe kane dale ne shesh, sigurisht jo per te protestuar apo festuar por per te patur nen kontroll situaten.