E Diel, 1 Nëntor 2026

Task- Force për kromin e Bulqizës

Qeveria vendos të ndërhyjë për të rregulluar situatën e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë. Ministri i ekonomisë Dritan Prifti ka publikuar sot një vendim të katër ministrive me të cilin ngrihet një task forcë për të rregulluar situatën atje.

“Ne jemi një nga vendet më të pasur me krom dhe industria e kromit është shumë e rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që cdo gjë të zhvillohet sipas ligjit, që kompanitë të jenë të licencuara dhe të zbatojnë rregullat e sigurimit teknik, të garantohet jeta e minatorëve dhe e komunitetit në të gjithë aspektet. Pra, e bëjmë këtë ndërhyrje për të mbështetur këtë industri, për të mbështetur komunitetin dhe për të mbështetur biznesin e ndershëm në zonën e Bulqizës, për t’i dhënë një nxitje më të madhe nxjerrjes dhe përpunimit të kromit në vend, por në mënyrë të ligjshme”, tha Prifti.

Sa i takon përzgjedhjes për projektin e Skavicës Prifti u shpreh se ky do të jetë një hap që do ta ndërmarrë qeveria së shpejti. “Do t’i dërgojmë qeverisë dy propozime, nga të cilat do të zgjidhet vetëm një. Propozimi i parë është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës me funksion rregullimin e kaskadës dhe propozimi i dytë ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës me funksion prodhimin e energjisë” tha Prifti.

Projektet e Skavicëës janë depozituar pak ditë më parë në ministridhe mundësia më e madhe e përzgjedhjes është për projektin e propozuar nga KESH.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›