Greva e shqiptareve ne ferrin e burgjeve greke
Shqiptarët vuajnë ferrin e burgjeve greke. Pasthirrmat e dëshirës për të mbijetuar përtej skëterrës së burgjeve helene. Mediat greke përmendin vetëm në 53 sekonda grevën e të burgosurve
PETRAQ BARJAMI, JAKUP GJOÇA
Athinë - Ka më shumë se 15 ditë që në të gjitha burgjet e Greqisë, të gjithë të burgosurit janë në grevë. Bile, në disa burgje të Greqisë, të burgosurit janë në grevën e bardhë, domethënë janë mbledhur në qelitë e bardha dhe nuk pranojnë asgjë, as ujë. Kalimthi mediat greke përmendin grevën e të burgosurve në burgjet e Greqisë vetëm në hapësirën kohore të 53 sekondave. Thua se lajmi bën fjalë për ndonjë tërmet 4,5 ballë në ndonjë ishull të... Japonisë.... Ah, po. Dy herë u përmend edhe fjala, – e shoqëruar sigurisht edhe me figurë, - e ministrit të Drejtësisë greke. Herën e parë ministri grek tha se në një kohë të ardhshme – të kalendaruar në kalandrat po greke - ai, tek i cili sigurisht mishërohet vetë DREJTËSIA GREKE- (vetëpohimi i bërë nga zoti ministër, ku na kujton se personi i tij barazon njësimin e institucionit të DREJTËSISË), do të publikojë të gjitha masat që do të zbusin gjendjen e vështirë në burgjet e Greqisë. Kujdes: Cilësohet fjala “zbutin!... Përjashtuar –politikisht - përmirësimin. Në tërë hapësirën leksikore. Përjashtuar kategorikisht edhe kryesoren. Motivin e grevës së të burgosurve në burgjet e Greqisë. Plotësim të kërkesave të të burgosurve grevistë. Në itinerarin e 29 sekondave mediat greke përmendën që disa të burgosur kanë qepur edhe gojën. Jepet përshtypja se kaq të vendosur janë në grevën e tyre. Pastaj vazhdimësia e këtij lajmi humbi në informacionin propagandistiko-politik.
Ministri
Ministri i Drejtësisë publikoi se mori të gjitha masat e plotësoi 23 kërkesat e të burgosurve. Theksoi se nuk plotëson vetëm 2 kërkesa. Në logjikën e shumës aritmetike, të gjithë në Greqi mbetën gojëmbyllur. Kaq i kënaqi publikimi propagandistiko - politik i ministrit të Drejtësisë greke, sepse në Greqi të gjithë mendojnë e jetojnë me logjikën e shumës aritmetike. Derisa ministri i Drejtësisë publikoi që u plotësoi 23 kërkesat të burgosurve, ndaj edhe qytetarët grekë, që nuk kanë (fatmirësisht) asnjë të afërm të burgosur, u imponuan politikisht dhe qetësuan ndërgjegjen. Derisa nuk kanë asnjë të afërm familjar sot në burgjet e Greqisë, nuk u përket aspak ajo grevë e të burgosurve. Që të interesohen, qoftë edhe kureshtarë, sa pranë së vërtetës dhe reales është propaganda politike e ministrit të Drejtësisë greke në plotësimin e kërkesave të të burgosurve.
Greva
Java e tretë e nëntorit 2008 në Greqi. Të burgosurit në burgjet greke pohojnë nga qelitë e burgjeve se nuk gënjehen nga premtimet e ministrit grek dhe do ta vazhdojnë grevën e tyre deri në vdekje. Dhe kur të burgosurit e burgjeve greke thonë se do ta vazhdojnë grevën deri në vdekje, mos kujtoni se janë nxënësit që shkruajnë hartime shkollore. Dhe të burgosurit nuk janë as dashnorët romantikë që u (stër)betohen dashnoreve. Fjalët e të burgosurve, që janë të vendosur se do të grevojnë deri në grahmën e fundit të frymës, janë vetë përpjekja dhe lufta e dëshirës për të jetuar me përdhunimin e çdo të drejte të personalitetit njerëzor. Fjala e të burgosurve që do të vazhdojnë grevën e tyre deri në vdekje është pasthirrma e dëshirës për të jetuar përtej skëterrës së burgjeve të Greqisë. Ironia e demokracisë në Greqi sot në nëntorin e 2008-s. 17 nëntori i vitit 2008 ishte 35-vjetori i luftës të studentëve të Politeknikut të Athinës kundër juntës ushtarake greke, e cila shënoi edhe ditën e parë të rënies të regjimit diktator të Athinës. Demokracia 35-vjeçare në Greqi ekziston deri në pragun e hekurave të burgjeve të Greqisë. Sepse brenda këtyre hekurave të burgjeve të Greqisë, një diktaturë e padukshme, e paemër, e patrajtë dhe e shumëfishtë kafshëron çdo personalitet njerëzor.
Mashtrimi politik
Politika bën fjalë për grevën e 3500 të burgosurve. Realiteti është se mbi 14 mijë të burgosur janë në grevë. Politika bën fjalë se u plotësoi 23 kërkesa dhe nuk plotëson vetëm 2 kërkesa. Kur realiteti është se të burgosurit kërkojnë 2 kushte parësore. Urgjent. Zbatimin e ligjeve europiane edhe në burgjet greke dhe zbatimin e kushtit të 3/5 dhe jo të 4/5 të dënimit të tyre. Vetë të burgosurit nga burgjet e Greqisë më telefonuan dhe m’u lutën që t’i ndihmoja duke bërë të ditura kërkesat e tyre. Dhe jo ato pohime të mashtrimeve politike që shpërndajnë nëpër mediat e kontrolluara propaganda politike greke. Reportazhi i realitetit. Reportazhi i dhimbjes. Reportazhi i pasthirrmës së dëshirës për të mbijetuar përtej skëterrës së burgjeve të Greqisë.
Në Burgun e Malandrinos
“Nuk është gjendja siç thotë televizioni grek. Gjendja jonë është në pragun e vdekjes. Të hënën mbushim 2 javë që jemi në grevën e urisë. Njerëzve u bie të fikët. U bëjnë nga një gjilpërë dhe i bien prapë këtu, në qeli. Dje filloi greva e bardhë. Në të merr pjesë një përfaqësues për çdo godinë. Qëndrojnë pa ujë, pa asgjë”, - shprehet Afrim Shabani, një prej të burgosurve në Burgun e Malandrinos. Ai thotë se grevistët duam të zbatohen ligjet e Bashkimit Europian për të burgosurit. Madje dje u kanë shpurë edhe dokumentacionin se çfarë ligjesh ka miratuat BE-ja për të burgosurit. “Greku ne shqiptarëve na dënon dyfishin e masës së dënimit që meritojmë. Vetëm e vetëm pse jemi shqiptarë. E kuptoni këtë? Dhe ne, të dënuarit shqiptarë në burgjet e Greqisë, jemi mbi 60% të të burgosurve në burgjet greke. Kur vjen fjala të më japësh të drejtë, qoftë edhe sipas drejtësisë greke, prapëseprapë askush nuk ma jep edhe këtë të drejtë”, - vijon i burgosuri. Më shkoqur, për të drejtën që ua mohojnë në burgjet greke vuajtësi i dënimit shprehet: “Duam masën e 3/5 dhe jo të 4/5 që zbatojnë për ne shqiptarët drejtësia greke. Për çdo masë dënimi, edhe për vrasje, këtu për të burgosurit grekë zbatojnë 3/5. Për ne shqiptarët këtu është 4/5. E kuptoni këtë padrejtësi? Një i burgosur grek me vrasje, i dënuar me burgim të përjetshëm, faktikisht bën 3/5, ndërsa ne shqiptarët, për 5 gramë drogë, dënohemi 25 vjet dhe bëjmë 4/5 e dënimit. Marrim në kurriz 2 çanta me hashash e dënohemi si tregtarë të mëdhenj të drogës. Me burgim të përjetshëm në Greqi. E dini që shumica e të burgosurve shqiptarë në burgjet e Greqisë janë dënuar si tregtarë të mëdhenj të drogës?!” Sipas tij, gjendja e të burgosurve shqiptarë në Burgun Malandrinos është e rëndë. “Janë njerëzit duke vdekur dhe askush nuk bëhet merak. Edhe shteti shqiptar nuk e çan fare kokën. Pse, nuk jemi shtetas shqiptarë ne? Duhet të na braktisë edhe shteti ynë në vdekjen nëpër qelitë e burgjeve greke? Në atë burg janë afërsisht 500 shqiptarë dhe 90% janë dënuar si tregtarë të mëdhenj të drogës. “Na shohin si kafshë dhe jo si shqiptarë. Vetëm pse jemi shqiptarë na dënojnë 2 e 3-fish”, - vazhdon Shabani. Ai është dënuar përjetësisht para katër vjetësh, edhe pse nuk ia faktuan krimin. “Mua nuk më kapën asgjë, po meqë isha i përsëritshëm, futën dëshmitar një polic grek në gjyq, dhe pa prova, pa asnjë gram drogë, më dënuan”, - thotë pa droje Shabani.
Të burgosurit grekë janë në grevë
Edhe pse të paktë, të burgosurit grekë janë në grevë, edhe pse trajtohen shumë më mirë se shqiptarët. Krenar Rrapushi është në Burgun e Trikallës. I dënuar po për trafik droge. Sigurisht, me masën e dënimit si tregtar i madh i drogës në “Kolumbinë greke” të Europës. “Grevën ne e bëjmë për të mbijetuar në burgjet greke. Është jetë kjo dhe jo llafe, or vëlla. U dënova para 10 vjetësh për drogë. Në gjyq më bënë gjykim 5 minuta. Mund ta dënosh një njeri me burgim të përjetshëm me gjykim 5 minutësh? Këto gjykime të burgimeve të përjetshme vetëm këtu në Greqi bëhen dhe vetëm ndaj shqiptarëve. Vetë shefi grek i ndjekjes të drogës të Kakavijës, në gjyqin tim, kur e pyeti gjyqtari nëse jam viktimë apo tregtar, tha se isha viktimë. Shefi grek i ndjekjes së drogës në Kakavijë tha se isha shofer dhe jo tregtar i madh droge. Deshi të flasë avokati im, po nuk e lanë. Mua nuk më lanë se më morën policët me zor nga salla e gjyqit. Si gjyqi im janë mbi 90% e gjyqeve të shqiptarëve që dënohen në Greqi. Ku të gjejmë ndihmë juridike? Te kush? I kam bërë të gjitha dokumentet që ta vuaj dënimin në Shqipëri që më 2003-shin, po deri tani nuk po marr përgjigje nga Shqipëria. Askush nuk interesohet më për ne. Thua se jemi kafshë dhe jo më njerëz”, - deklaron ai. Sipas tij, ministri grek i Drejtësisë gaboi kur tha se plotësoi 23 nga 25 kërkesat e të burgosurve dhe se gjendja po zbutej në burgjet greke. “Ministri grek nuk do që të plotësojë 2 kërkesat tona, që janë më të rëndësishmet: Atë të zbatimit të ligjeve europiane dhe të 3/5 e masës të dënimit. Ne shqiptarët për këto 2 kërkesa e bëjmë grevën e urisë”, - shprehet i burgosuri Rrapushi. Për kushtet ai deklaron se janë shumë të këqija. Nuk u japin leje të shkojnë në shkollë, të kenë ndihmë sociale, apo të drejta të tjera. “Po qe se bën një vërejtje ose ankesë policit, ai të bën akuzë dhe të çojnë në izolim. Në 3 metra katrorë flenë 3 veta”, - shprehet i burgosuri.
Mohimi i të drejtave
Rrapushi tregon se u mohohen të gjitha të drejtat, madje edhe ajo për shërbimin shëndetësor në burg. “Duhet të bësh sot kërkesën për doktor dhe pas 2 muajsh të vjen radha. Të pret sëmundja 2 muaj? Dua disa vitamina se më bien flokët nga ushqimi i keq dhe askush nuk do që të më japë. Të japin Depon edhe për sëmundjen e zëmrës, edhe për bark, edhe për zorrët, edhe për dhimbjen e këmbës. Edhe në spitalin e burgut të çojnë me pranga”, - thotë i trishtuar. Sipas tij, ka pasur raste të vetëvrasjeve nga të burgosur shqiptarë. “Para 2 vjetësh, në burgun e Larisës një shqiptar u vetëvra se u çmend. Nuk duroi dot. E bënë që të katandisej sa të vendoste të vdiste. Kam qenë edhe në Burgun e Qerqirës (Korfuzit). Është akoma ai burg që është bërë para 200 vjetësh. Edhe kafshët në atë burg ngordhin e jo më të burgosurit. Na bëjnë transferime të pamenduara nëpër burgje të ndryshme. Të bën dikush një spiunllëk, vajte atje dhe mbaroi”.
Rrëfimi i tij është i dhimbshëm teksa të thotë se në burg të detyrojnë të “shesësh edhe nënën”. Përtej receptorit të telefonit dëgjonim edhe zërat e shokëve të bashkëbiseduesit, që shtonin e shtonin edhe ata ndonjë fjalë. Bisedimi nëpërmjet telefonit për të burgosurit është vetë shpresa. Shpresa që edhe të tjerët, që janë jashtë hekurave të burgut, do të mësojnë realitetin që ata i vret përditë e pak e nga pak. Shpresa jo e mësimit të një kureshtjeje.
Për të burgosurit mësimi i realitetit të një jete në hekurat e burgut është shpresa e ngacmimit, e ndërgjegjësimit të përgjegjësisë të të gjithë shoqërisë, edhe për njerëzit që vuajnë dënimin e fajësimit. Pa ndërgjegjësimin e shoqërisë që respektimi i të drejtave njerëzore të të burgosurve është treguesi më i drejtpërdrejtë i hapësirës të vetë demokracisë të shoqërisë, nuk mund të ketë demokratizim të kujtdo shoqërie njerëzore. Këtë dhe asgjë më shumë kërkojnë 14 000 të burgosur nëpër burgjet e Greqisë me grevën e tyre të urisë. Grevë që mbush tri javët e saj. Grevë urie e të burgosurve të burgjeve greke, e cila përkon me hapësirën kohore të 35-vjetorin të festimit të ngjarjeve të Politeknikut. Bisedimi nëpërmjet telefonit për të burgosurit është shpresa e një bote të lirë. Që ata ëndërrojnë, edhe pse trupi i tyre është i prangosur me hekurat e burgut.
20 Nentor 2008