Shkëlqim Kamollari: “Nuk kam vrarë as kryeministër dhe as president”
Shkëlqim Kamollari vuan dënimin në Burgun e Dhimokos
“Jam dënuar me njëqind vjet burg”, - thotë Shkëlqimi. Në fakt unë nuk mund ta besoja që shqiptari emigrant të jetë dënuar 100 vjet në Greqi. Nuk di që emigranti Shkëlqim Kamollari të ketë tentuar të vrasë president e kryeministër në Greqi që të dënohet 100 vjet burg. Dhe as që ta ketë spiunuar Greqinë te Turqia.... Dhe as që të ketë vrarë dhjetëra njerëz në Greqi.... Do t’i kishim marrë vesh edhe ne emigrantët shqiptarë këto krime të dënimeve të 100 vjetëve. Këto krime janë gjahu më i dëshiruar i medias greke ndaj emigrantëve shqiptarë.
Çfarë kërkoni të realizoni me grevën?
Duam që të zbatojnë edhe për ne shqiptarët 3/5 dhe jo 4/5 e masës të dënimit. Të kapin me 4-5 gramë drogë dhe me dëshminë e një polici grek të dënojnë si tregtar i madh droge në Greqi. Po cili është ai idiot në Greqi që të besojë që unë emigranti, copë-copë, jam tregtari i drogës në Greqi? E beson thua gjyqtari apo prokurori grek? Edhe ata qeshin me tallje kur na thonë masën e dënimit, se e dinë që na tallin. Po na dënojnë me burgim të përjetshëm si tregtarë droge se kështu ua do politika. Në gjithë atë Itali, ku mafia është industri, 80 të burgosur janë dënuar si tregtarë droge. Këtu në Greqi 90% e shqiptarëve janë dënuar me burgim të përjetshëm si tregtarë droge. Prandaj duam që edhe neve të na dënojnë sipas ligjeve të Bashkimit Europian për drogën. Të na dënojnë si shpërndarës të saj. Le të vuajmë fajin tonë. Jo ama të na trajtojnë si kafshë në gjyqet greke. Tjetra që kërkojmë është dënimi me kusht. Po ashtu me ankesën më të vogël, na japin dënime këtu në burg, pa gjyq, birucë. Një birucë 2 vjet, 2 biruca 4 vjet. Dhe kur të vjen radha që të dalësh nga burgu, nuk del se të detyrojnë të bësh vitet e birucës, të dënimeve disiplinore të burgut me vite të tëra. Nuk interesohet kush më për ne. Vdes dhe të lënë me pranga akoma, të bëjnë një gjilpërë.
Ju, deri tani, në tërë këto ditë greve a keni biseduar me ndonjë që mund t’u japë një zgjidhje?
Me asnjë. Edhe po qe se vjen dikush nga lart, mblidhen në ndonjë zyrë, nuk takojnë asnjë nga ne, a takojnë ndonjë spiun të tyre dhe ikin. Ndaj edhe ne do të bëjmë grevë derisa të vdesim. Mbase vdekjen tonë do ta marrin vesh nga jashtë. Se arkivolin nuk e fshehin dot në dalje... I shikon lajmet e medias greke? Asgjë nuk thonë për ne. Thua se jemi kafshë dhe jo më njerëz. Jemi 14 000 të burgosur në grevë, e jo 5 000, siç thonë.
A keni lidhje me burgjet e tjera?
Kemi, kemi, ja siç bisedojmë edhe bashkë. Telefonin nuk na e bllokojnë.
Keni bërë kërkesë për transferim në burgjet e Shqipërisë?
Kemi bërë. Jemi 100 veta, po askush nuk na ka kthyer përgjigje. Po ne kemi edhe të drejtën që kur bëjmë 4-5 vjet burg të marrim leje për të dalë disa ditë jashtë burgut. Po ne, shqiptarëve, në burgjet e Greqisë këtë të drejtë nuk na e japin.
Me çfarë arsyetimi?
Jeni shqiptarë, ikni e nuk ktheheni më, na thonë. Ikim apo jo, është puna jonë. Shteti grek, po nuk u kthyem më, të na ndjekë me ligjet që ka. Pse greku ka garancinë që kthehet? Me këtë logjikë duhet të veprojë drejtësia e një shteti europian?
A ka vdekur ndonjë?
Tre veta, por televizioni nuk e tha si lajm. Një në Grevena dhe 2 në Trikalla. Një shqiptar. E kishin futur në birucë, si masë disiplinore dhe e “harruan” atje. Nuk dëftoi askush. Vdes kështu, e pastaj të thonë që i burgosuri vdiq se piu drogë.
Po njerëzit e shtëpisë a kanë mundësi t’ju takojnë në burgjet e Greqisë?
ǒthua?! Ku ka mundësi babai e nëna, apo gruaja e të burgosurit shqiptar që të bëjnë një vizë për në Greqi, që bën më shumë se 3000 euro.
Aleksandër Kola vuan dënimin në Burgun e Trikallës: “Askush nuk pyet për ne”
Ai është në komisionin e grevës dhe thotë se deri tani askush nuk është interesuar në janë gjallë dhe se çfarë kërkojnë. “As shteti ynë nuk pyet. A kemi shtet? A jemi njerëz, a bagëti? Ligji europian që kërkojmë që të zbatohet për ne nuk dënon me burgim të përjetshëm një njeri që kapet me disa gramë drogë. Dhe ato që paguan Europa për ne si shpenzime ditore, nuk na japin këtu në burgjet e Greqisë asgjë. Ja të të them një rast. Erion Memushi theu këmbën. Nuk ia vari fare infermierja. Kur Erioni kërkoi te infermierja ndihmën mjekësore, infermierja e akuzoi për thyerje disipline dhe Erionin e dënuan 6 muaj të mos punonte dhe 15 ditë izolim. Jemi 3 500 shqiptarë në grevë dhe ose do të fitojmë të drejtat tona, ose do të vdesim të gjithë. Do ta shikoni. Ne nuk e pushojmë grevën”, shprehet Aleksandri.
Ministri grek tha se i mori të gjitha masat dhe plotësoi edhe kushtet tuaja...
Gënjeu. E di ç’tha? Që do të lëshojë nga burgu i Koridhalosë 1500 të burgosur. Gënjen. Sepse ata nuk janë të burgosur, por emigrantë të paligjshëm që janë kapur dhe do t’i zbojnë nga Greqia. Asnjë të burgosur që është i dënuar dhe është në burgjet e tjera nuk do të lëshojnë.
Ka mundësi që ndokush, pasi del nga burgu i Greqisë, të jetë riedukuar dhe të ribashkohet sërish në shoqëri?
Në burgun grek kanë ardhur njerëz që nuk dinë asgjë për asgjë. Po që i mësuan të gjitha. Se fjetën në një qeli me vjedhësin, me vrasësin, me përdhunuesin, me të droguarin. Dhe nga burgu del i pamend. Mëson të pijë drogë. Dhe i vjen mirë kur pi pak drogë këtu në burg, se i duken të gjitha gjërat më mirë dhe harron pak çaste që është në burg. I duket vetja se është i lirë...
20 Nentor 2008