E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e sindikatave, Manjani: Valiasi u kthye në simbol të varfërisë

YLLI-MANJANI-NE-VALIAS-DT-1Tiranë- Në kuadër të 22-vjetorit të grevës së Përgjithshme të sindikatave, nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani ka zhvilluar sot një takim me minatorët e Valiasit. Ai ka kritikuar kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, nuk duhet ta kujtonte këtë ditë nga Hotel Tirana, por të vinte dhe të bisedonte me minatorët. Sipas tij, qeveria e ka lënë në harresë Valiasin, duke e thyer në një simbol të varfërisë.

Në të tilla raste faktet flasin vetë. Nuk ka nevojë për shumë komente, aq më tepër kur këto bëhen për politikë. Mirënjohja është një virtyt njerëzor he mosmirënjohja duhet ndëshkuar. Kryeministri nuk ka bërë asgjë për Valiasin që është qendra që e ka sjellë në pushtet unë nuk e di se me çfarë kurajoje z. kryeministër feston sot në emrin tuaj, me kontributin tuaj, me djersën tuaj dhe me mundin tuaj. Kryeministri i vendit ka ardhur në pushtet për shkak të kontributit tuaj. Ju mbani sot në dorë një medalje por në fakt ajo është medalja e papunësisë. Kjo medalje që është Pishtar i Demokracisë nuk mund të katandiset sot në medaljen e varfërisë. Sot kjo medalje është medalja e varfërisë dhe kjo është e patolerueshme, kjo është e pafalshme. Këtu po kërkohet punë, po kërkohet mirëqenie, po kërkohet ujë, po kërkohen mundësitë minimale për të pasur një jetesë normale ashtu siç i takon çdo minatori që punon në perëndim apo Evropë,- tha Manjani.

Ai ka premtuar ndryshim pas 23 qershorit, ndërsa ka theksuar se flamuri i Partisë Demokratike pa pikë turpi vendoset në ndryshk, në shkatërrim, vendoset në mjerim dhe vendoset në skamje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›