E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria ushqimore, BE: Do heqim shishet e vajit nga tavolinat në restorante

vajEvropë- Komisioni Evropian pritet që të ndalojë përdorimin e shisheve rimbushëse të vajit të ullirit në tryezat e restoranteve nga viti i ardhshëm.

Nga 1 janari 2014 restorantet mund të shërbejë vetëm vaj ulliri në paketimin, të etiketuar me standardet e BE-së.

Komisioni, ekzekutivi i BE-së, thotë se ky veprim do të mbrojë konsumatorët dhe do të përmirësojë higjienën.

Por kritikët e kanë akuzuar si një ndërhyrje të pajustifikuar në një kohë të krizës ekonomike.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Oliver Bailly tha se nga rregullorja e vajit të ullirit do të përfitojnë konsumatorët.

Vaji i ullirit është bërë shpesh objektiv i mashtrimit ushqimit, i përzier me vajra më të lira. Prodhuesit më të mëdhenj të BE-së për vajin e ullirit janë Spanja, Portugalia, Greqia dhe Italia.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›