E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli viziton deputetet greviste

Pak para mesnates kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka bere nje vizite te paparalajmeruar deputeteve te ngujuar ne greve urie ne sallen e seancave plenare.

Kryetarja Topalli ka qene mjaft diskrete, duke iu shmangur kamerave te televizioneve, por edhe nje grupi te fundit mbeshtetesish qe gjendeshin gjithmone perpara selise se Parlamentit.

Sipas burimeve nga Kuvendi, vizita e kryetares Topalli kishte vetem per qellim te njihej me situaten shendetesore te deputeteve te ngujuar.

Zonja Topalli i ka pyetur ata per shendetin, por pa e prekur ceshtjen e nje daljeje te deputeteve greviste nga salla, ku te enjten paradite Kuvendi normalisht duhet te mblidhet ne seance plenare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›