Shkodër,bie makina në lumin Drin
Një automjet i tipit autoveturë me targa italiane ka rënë në ujërat e lumit " Drin " në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur kthesa e Beltojës në krahun e djathtë të rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, pak kilometra në hyrje të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që policia dhe polumbarët po punojnë për nxjerrjen e makinës. "Deri në këto momente policia ka nxjerrë trupin e pajetë të 25 vjeçarit "Moisi Karasani, nga Dibra. Sipas policisë, automjeti u nxor në breg nga një vinç, ndërsa polumbarët po vazhdojnë ende kërkimet nëse ka apo jo trupa të tjerë në lumë. Ndërkohë që vendngjarje vazhdojnë të qëndrojnë autoambulancat e Spitalit Rajonal të Shkodrës së bashku edhe mjekë specialistë, për të qënë të gatshëm për të dhënë ndihmën e shpejtë