E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urise dy persona dergohen ne shtepi

Në ditën e 7-të të grevës së urisë, tre protestues janë detyruar të largohen perfundimisht, ndersa 2 te tjere jane ne kushte shume te veshtira shendetesore.

Drejtuesja e grevës së urisë, Mybere Prizreni i bën apel qeverisë që t'u përgjigjet kërkesave të tyre ekonomike. Mosplotesimi i ketyre kerkesave per grevistet do te thote nje jete po kaq e veshtire edhe jashte dyerve te greves.

"Shpresojmë që nga momenti në moment të vijë venimi i Këshillit të Ministrave për të bdërprerë grevën, përndryshe ne do të qëndrojmë këtu deri në vetëflijim", u shpreh Prizreni.

Zhvillimi i greves ka përkeqësuar ndjeshëm shëndetin dhe këtyre para dhe tetraplegjikeve, pjesa me e madhe e te cileve jetojnë me të ardhurat që marrin nga ndihma ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›