Greva e urise gjykata pro ministrise Minatoret te dalin nga miniera
Gjykata e Dibrës ka pranuar kërkesën e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës mbi grevën e urisë së minatorëve të Bulqizës, duke vendosur për nxjerrjen e tyre nga ambjentet e minierës ku janë ngujuar prej mëse 25 ditësh.
“Gjykata e Dibrës vendosi
1) Pranimin e kërkesës.
2) Lejimin e specialistëve që kanë lidhje me marrjen e masave për eliminimin e rreziqeve për jetën dhe shëndetin e minatorëve në minierë.
3) Nxjerrjen e minatorëve grevistë nga ambjentet e minierës së Bulqizës”, ka bërë me dije METE në një njoftim të posaçëm.
Duke sqaruar se ajo u kërkon strukturave përgjegjëse të shtetit zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës së Dibrës.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nëpërmjet Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit iu drejtua më datë 15.08.2011 Gjykatës së Dibrës me kërkesën:
Për mbrojtjen e jetës së minatorëve dhe interesave pasurore të shtetit në minierën e Bulqizës me qëllim, zhbllokimin e situatës së rrezikshme të krijuar në ambjentet e brendshme të minierës së Bulqizës për shkak të organizimit të një greve urie nga një grup minatorësh.
“Ndërprerja e punës në minierë për shkak të kësaj greve, ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve.
Gjithashtu, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare.
Moskryerja e veprimtarive jetike për mirëmbajtjen e minierës përben bllokimin e minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e makinerive të instaluara në minierë të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme financiare”, citonte kërkesa e METE-s.