Gjenden flokët e 42-vjeçares së masakruar
Kërkimet për gjetjen e kokës së trupit të 42-vjeçares kanë vazhduar me intensitet të lartë nga blutë e juglindjes edhe gjatë të mërkurës. Policia i ka zhvendosur kërkimet po në lagjen 4 të qytetit, në vendin e quajtur “Kodrat e Shetros”, vetëm 300 metër larg shtëpisë të autorit të krimit. E gjithë zona është vënë nën vëzhgim, ndërsa është zbuluar në një thes plastik me disa fije floku, por dhe pjesë truri të të ndjerës. Ato mendohet se i përkasin viktimës, ndërsa janë marrë në cilësinë e provës materiale për t’iu nënshtruar analizave laboratorike.
Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se “është gjetur një thes plastik, i ngjashëm me atë ku ishte vendosur trupi i viktimës, janë gjetur njolla gjaku dhe tufa flokësh, të cilat dyshohet të jetë të viktimës”. Pas gjetjes së flokëve, policia e Korçës ka marrë sërish në pyetje 84-vjeçarin, i cili pranoi se e kishte vrarë ai për shkak se i kishte harxhuar 300 mijë lekë. Sipas policisë, pjesët e kokës së viktimës mund të jenë ngrënë nga kafshët.