E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë në ditën e 16-të Rama-Berishës: Zgjidhjen e ke në tavolinë, jepi fund krizës

TIRANE- Vazhdon greva e urisë e deputetëve PS dhe mbështetësve të tyre për transparencën e zgjedhjeve në cadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeminsitrisë. Greva e urisë ka hyr sot në ditën e 16-të të saj dhe gjëndja shëndetësore e tyre vazhdon të përkeqësohet nga minuta ne minute, grevistët thonë se nuk do ta ndërpresin deri në plotësinimin e kauzës. 45 grevistë, janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të komplikacioneve në shëndet. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama sot nga spitali infektiv i Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës pohoi se gjendja e grevistëve është rënduar dhe se në këto kushte duhet të jepet një zgjidhje urgjente nga qeveria ndaj kërkesave të PS. Mesazh i forte sot nga profesori Servet Pellumbi drejtuar paleve politike

ORA: 20:07- TJETëR GREVIST Lë GREVëN E URISë
Në ditën e 16-të të grevës së urisë, një tjetër grevist la lënë mbrëmjen e sotme cadrën për shkak të problemeve shëndetësore të ardhura si rezultat i mungëses së ushqimit për një kohë të gjatë.
Ferdinand Kapllanaj 39 vjec nga Mallakastra është grevisti i gjashtë që është dërguar me urgjencë në QSUT vetëm gjatë ditës së sotme, ndërsa në total 45 persona janë detyruar të ndërpresin protestën që prej 30 prillit.
Mjekët shprehen se gjendja e grevistëve po rëndohet nga momenti në moment ndërsa pritet që persona të tjerë të dërgohen në spital.

ORA: 19:11- RAMA-BERISHëS: ZGJIDHJEN E KE Në TAVOLINë, HAPI RRUGë TRANSPARENCëS
Gjatë fjalimit të tij në protestën e radhës të opozitës, sikurse cdo pasdite tjetër, përpara selisë së kryeministrisë, kryetari socialist Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit Berisha ti hapë rrugën transparencës së zgjedhjeve, për ti dhënë fund krizës së rëndë që ka mbërthyer vendin.

“E ke zgjidhjen në tavolinë Sali Berisha. Bëhu burrë dhe pranoje zgjidhjen duke i hapur rrugë popullit tënd duke u garantuar në radhë të parë lirinë dhe të drejtën e votës së tyre” theksoi kryesocialisti.

Ndërsa shprehu bindjen e socialistëve për të mos u tërehqur nga kauza e tyre, Rama tha se asgjë nuk pengon transparencës ndërsa zgjidhja mbetet thjesht cështje vullneti.
“Mundësia për transparencë ështe e gjitha në vullnetin e palëve. Berisha të gjejë vullnetin dhe ti hapë rrugë transparencës. Ne nuk jemi në betejë për të marrë pushtetin në tavolinë por për të siguruar se pushteti nuk do merret më nën tavolinë” vazhdoi më tej Rama.

Lideri i opozitës e nisi fjalimin e tij me falënderimet për deputetin Blendi Klosi i cili nuk mundi më të vazhdonte grevën e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në ditën e 16-të të mungesës së ushqimit.
“Dua ta nis këtë fjalë duke falënderuar Blendi Klosin, që sot e cuam në spital dhe kur ndenja me të më tha një fjalë: Kjo grevë urie më ushqen pasionin për politikën” tha Rama.

Ndërkaq kreu i opozitës ftoi kryeministrin Berisha të heqë dorë nga organizimi i shtetit për të dekurajuar opozitën në protestat e saj.

“I them Berishës se të qeverisësh nuk do të thotë të mbretërosh mbi opozitën. Të rrish lidhur pas opozitës sepse ndjehesh i lidhur nga opozita. Të qeverisësh do të thotë të merresh me ekonominë, do të thotë të harmonizosh energjitë dhe veprimet edhe me kundërshtarët sepse secili në këtë vend ka pjesën e tij nën diell dhe dielli nuk mund të ngrohë vetëm ata që janë në pushtet. Ky pushtet do të thyej qafën nëse nuk i vë gishtin kokës. Të qeverisësh Sali Berisha nuk do të thotë ta mbash pushtetin në dorë pa qeverisur. U bënë muaj që nuk qeveris por organizon shtetin për të dekujaruar dhe dëshpëruar opozitën. Ti vetë po dëshpërohesh”, tha Rama.

ORA: 18:22- OPOZITA NIS PROTESTëN E RADHES
Sikurse cdo pasdite që prej 30 prillit, opozita ka nisur protestën e radhës në Bulevardin përpara selisë së kryeministrisë përballë cadrës ku zhvillohet greva e urisë e deputetëve dhe mbështetësve të tyre.
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako shprehur bindjen e opozitës për të cuar deri në fund kauzën për transprencën e zgjedhjeve.
“Nuk na ka mbetur rrugë tjetër për ti kthyer shpresën demokracisë. Vendit i kanoset një rrezik i madh, humbja e besimit tek e ardhmja. Kjo grevë e tregon shumë qartë se nga e sheh të ardhmen populli. Ata 200 veta që kanë treguar gadishmërinë e flijimit janë duke i hequr maskat pushtetit” u shpreh Dako.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi konsideroi të turpshme e të shëmtuara deklaratat e mazhorancës e cila cilëson kërkesat për transprencë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Do të rezistojmë për kauzën tonë dhe do ti kërkoja kryeministrit të mos përmendë më Kushtetutën sepse ajo po njolloset nga mungesa e taransparencës” u shpreh Hysi ndërsa i bëri thirrje mbështetësve të opozitës të rezistojnë.
“Ju bëj thirrje të rezistojmë sepse kauza jonë i ka kaluar kufijtë e partive që ne përfqësojmë” tha Hysi.

Kryetari i PLD-së, Ngjela theksoi gjatë fjalës së tij se opozita tashmë e ka fituar betejën e saj.
“Ne e kemi fituar betejën, kemi 40 të plagosur, jemi bërë gati ti përgjigjemi cdo lloj sfide. Berisha ta ketë parasysh mirë, se kurrë nuk do ketë më vjedhje votash në Shqipëri. Ai do të paguajë shumë shtrenjtë këtë vjedhje. Betejën e kemi fituar, loja ka mbaruar, vetëm bilbili nuk ka rënë ende. Të gjithë bashkë ti tregojmë vendin banditizmit dhe ti hapim mundësitë e pafundme shqiptarëve” u shpreh Ngjela.

Më pas protesta ka vazhduar me fjalimet e grevistëve në ambientet e cadrave, të cilët janë shprehur të bindur e të vendosur për të mos u tërhequr nga beteja për transprencë.
Depueteti Gazmir Bizhga i futur në grevë prej 16 ditësh, theksoi se qeveria nuk mund të thyejë 200 mijë shqiptarët që po kërkojnë të drejtën e tyre.
“E drejta zhytet por nuk mbytet, ajo do dalë në sipërfaqe si drita e diellit” theksoi Bizhga.

Ora: 16:24- SHALSI: NUK TëRHIQEMI NGA KAUZA JONë
Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi deklaroi të dielën se "opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj për hapjen e kutive".
Në reagim të deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili u shpreh në mesditë se "propozimi i kryesocialistit Rama për hapjen e kutive të materialit zgjedhor është antikushtetues", deputeti Shalsi tha se “forca, fuqia, energjia jonë qëndron te e vërteta të cilën ne e mbrojmë dhe e cila përforcohet falë mbështetjes popullore”.
“Kjo protestë nuk ndalet. Kjo protestë nuk mund të përfundoje veçse duke fituar”, shtoi Shalsi.

ORA: 15:58- PS, BUSHATI REAGON PAS DEKLARATëS Së PATOZIT
Ka reaguar për News24 deputeti i PS, Ditmir Bushati pas deklaratës së kreut të grupit të PD, Astrit Patozi. Sipas Bushatit nuk është në tagrin e askujt për tu deklaruar rreth një propozimi që është hedhur në tryezë për ta quajtur kushtetues ose jo.

“Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje. Berisha duhet ta kishte përparësi të punës gjetjen e një zgjidhje” theksoi Bushati ndërsa nënvizoi se opozita është e vendosur të luftojë me cdo mjet demokratik.

ORA 13:50-PATOZI : PROPOZIMI I RAMëS BIE NDESH ME KUSHTETUTëN
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar sot antikushtetues propozimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama "për hapjen e kutive të materialit zgjedhor, ndërsa kutitë e votimit t'i lihen në dorë një pale të tretë, siç është Komisioni i Venecias".
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe është vetëm kjo gjykatë, e cila nëse e sheh të arsyeshme, mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të dhënë mendim për vendimet e saj. Në asnjë rast apo rrethanë si garant i Kushtetutës asaj nuk mund ti bëhet presion me greva politike”, tha Patozi.

ORA 12:10- RAMA: E DOMOSDOSHME ZGJIDHJA, POR QEVERIA NUK PO E JEP
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama pasi ka vizituar grevistët sot në spitalin infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës pohoi se gjendja e grevistëve është rënduar dhe se në këto kushte duhetë jepet një zgjidhje ndaj kërkesave të PS.
Ndërsa greva e urisë e një grupi deputësh dhe simpatizantësh të Partisë Socialiste ka hyrë sot në ditën e 16-te në kampingun e ngritur përpara selisë së qeverisë, Rama u shpreh se "gjendja e grevistëve është duke u rënduar. çdo orë që kalon është një përgjegjësi më shumë për qeverinë dhe personalisht për kryeministrin Berisha".
Kryetari i Partisë Socialiste, përsëriti formulën që paraqiti një ditë më parë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, formulë e cila ka të bëjë me hapjen e materialeve të votimit.
“është një domosdoshmëri jetike zgjidhja e ngërçit. Kjo mund të arrihet duke hapur kutitë e të gjithë dokumentacionit zgjedhor, dhe duke pritur nga një instancë e pavarur gjykimin mbi fletët votimit. E domosdoshme që zgjidhja të jepet. Duhet të hapet rruga drejt transparencës, pasi është interesi i popullit të realizohet kjo”, tha Rama për mediat para spitalti infektiv.
Sipas tij, këmbëngulja e vazhdueshme e opozitës në kërkesa ka qënë pikërisht moslëshimi që po bëhet nga ana e qeverisë. “Qeveria jep zgjidhje të paarsyeshme, moszgjidhja e situatës është barrë që rëndon vetëm mbi qeverinë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

ORA 11:50-PëLLUMBI: RAMA E BERISHA Të BëJNë LëSHIME
Një prej politikanëve më të vjetër i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi bëri thirrje sot që palët të gjejnë një zgjidhje duke bërë dhe lëshime, pasi situate politike aktuale nuk premton asgjë pozitive.
“Tani ka ardhur një mometn që duhet të mendohet me pjekuri, me maturi, pasi ka një limit pakënaqësie, mosfunksionimi i demokracisë dhe institucioneve dhe vjen një moment kur populli nuk e zgjidh më politikën, por e zgjidh vetë si turmë, dhe ndaj duhet shmangur kjo, por duhen bërë lëshime. Palët të gjejnë mundësitë të zgjidhin problemet dhe të mos lejojnë agravim të situatës politike në Shqipëri”, u shpreh Pëllumbi pas vizitës që kreu në cadrat e grevistëve.

ORA 11:00-MJEKU BROKAJ: GJENDJA E GREVISTëVE PO RëNDOHET
Mjeku Sabit Brokaj është shprehur sot paradite se gjendja e grevistëve është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme.
“Grevistët po rrezikohen seriozisht, problemet pritet të bëhen serioze nëse greva zgjat ende”, u shpreh Brokaj për News24.

ORA 10:20-DEL NGA GREVA Në GJENDJE Të RëNDUAR DEPUTETI BLENDI KLOSI
Del nga greva një tjetër deputet grevist ditën e sotme. Pas Agim Lekës, nga gerva ka dalë dhe deputeti Blendi Klosi. Gjendja e Klosit është rënduar prej ditësh për shkak dhe të sëmundjes së diabetit, pres së cilës vuan Klosi. Deputeti ka prej 15 ditësh në grevë për ta ndërprerë nismën e ndërmarrë në ditën e 16 të grevës së urisë. Shkon në 44 numri i përgjithshëm i grevistëve që kanë lënë grevën e nisur prej datës 30 Prill.

ORA 10:45-Lë GREVëN NJë GREVIST 65 VJECAR
Një aktivist i Partisë Socialiste është larguar këtë mëngjes nga greva e urisë për shkak të gjendjes së rënduar shendetësore. Kico Tela 65 vjec ndodhej prej 16 ditësh në grevën e urisë dhe e ndërpreu sot për shkak të komplikacioneve ne shendetin e tij. Tela u dërgua me ambulancë në spital. Bashkë me grevistin e sapolarguar, numri i grevistëve që kane lenë grevën për arsye shëndetësore ka shkuar në 43 grevistë.

ORA 08:00-Lë GREVëN DEPUTETI LEKA
Një deputet grevist la sot paradite grevën. Ka qënë ora 08:00 minuta e së dielës, 16 Maj, kur deputeti I Elbasanit, Agim Leka u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore me një ambulancë drejt infektivit në QSUT për mjekim urgjent. Leka qëdnroi në grevën e urisë për 16 ditë, ndërsa numri i grevistëve që kanë lënë grevën në kushte të rënduara shëndetësore ka shkuar në 42.

Dita 15
ORA 21:00-DëRGOHEN Në SPITAL DY GREVISTE TE TJERE
Shumë pak minuta pasi është transportuar drejt QSUT-së grevisti i 37-të, dy grevistë të tjerë janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Në harkun kohor të 30 minutave janë larguar tre grevistë nga tenda.

Njëri prej tyre është Shefki Mullai 56 vjec. Ndërsa tjetri është Merlind Prendi, 29 vjec nga qyteti i Lushnjes. Me daljen e tyre shkon në 39, numri i grevistëve që braktisin grevën e urisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë që burime pranë grevës deklarojnë që të tjerë grevistë ndodhen në gjendje të rëndë.

ORA 18:00- RAMA: ZGJIDHJA, KUTITE TI LIHEN KOMISIONIT TE VENECIAS
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në ditën e 15-të të grevës së urisë ka falënderuar të gjithë mbështetësit e protestës së djeshme duke deklaruar se PS nuk ndalet dhe nuk është lodhur në rrugën e saj. “Opozita është në një protestë të pandalshme dhe qeveria në një shurdhëri. I neveris të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj marrëzie opozitare të shëndërruar në këtë propagandë të ulët ndaj opozitës, ne nuk zmbrapsemi, ne nuk lodhemi, ne nuk ndalemi. Po kërkojmë një Shqipëri në të cilën të bashkëjetojmë, në në vend ku parimet dhe vlerat janë norma për një shoqëri europiane” – deklaroi Rama.

Për deklaratat e kreut të qeverisë Berisha, Rama ka shprehur keqardhje pasi sic deklaroi ai, qeveria është prekur nga shurdhëria dhe verbërimi.“E dëgjuat sot të parin e qeverisë, ndjeva keqardhje për shurdhërinë, verbërinë për qasjen e tij ndaj një problemi që është transparenca për demokratizim dhe emancipim”, tha Rama

Në fjalën e tij Rama ka nenvizuar se opozita është e gatshme për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa shton se transparenca është në themel të saj. Kreu i PS kërkon hapjen e kutive të të gjithë dokumentacionit zgjedhor, ndërsa shton se kutitë e votimit i lihen në dorë një pale të tretë, sic është Komisioni i Venecias. “Krizën e zgjidhim me përkushtim nëpërmjet transparencës, i pari i qeverisë hodhi poshtë cdo zgjidhje pasi përdor forcën. Jemi gati për zgjidhje transparente përmes një hetimi që fillon me hapjen e kutive të gjithë dokumentacionit zgjedhor, ndërsa hapjen e kutive të votimit ti´a lëmë një pale të tretë sic është Komisioni i Venecias” , - shton Rama.

Pas kësaj deklarate kreu i PS ka lënë të kuptohet se nëse maxhoranca pranon këtë propozim të PS, atëherë kriza është e zgjidhur dhe greva e urisë merr fund. “I mbetet Berishës të reflektojë”, - u shpreh Rama.

ORA 15:50- DEPUTETI ARBEN MALAJ LARGOHET NGA GREVA E URISë
Në ditën e 15-të lë grevën edhe deputeti socialist Arben Malaj. Malaj lë grevën e urisë gjatë natës pas rendimit të gjendjes së tij shëndetësore. Mjekët këshilluan deputetin e PS të ndërpresë grevën pas problemeve shëndetësore që lidhen me aparatin tretës. Në një komunikim për Neës 24 Arben Malaj thotë se do vazhdojë të mbështesë deri në fund kërkesat e grevistëve dhe se ishin pikërisht problemet shëndetësore që nuk e lejuan të vazhdonte protestën.

Ndërkohë edhe për shkak të kushteve të motit gjendja e protestuesve sot ishte më e përkeqësuar kurse jetesa nën cadra shumë më e vështirë. Shumica e grevistëve vazhdojnë të trajtohen me serume ndërkohë që mjekët këshillojnë që një pjesë e tyre të ndërpresin grevën për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

ORA 14. 20 BERISHA: S'KAM ASNJE DRAFT TE NDERKOMBETAREVE NE ZYREN TIME
“Jam gati të bashkëpunoj plotësisht për të zgjidhur krizën duke u mbëshetur në rezolutën e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian, në deklaratën e Komisionit Europian si dhe me komisionin hetimor që kam ngritur “ Kryeminsitri Berisha këmbëngul në qëndrimin e tij dhe mohon kategorikisht të ketë në tryzën e tij një draft tjetër të cilin e bëri të ditur dje ambasadori i OSBE-së Robert Bosch.

“Ju garantoj me përgjegjësi më maksimale se në tryezën time në mënyrë absolute dhe kategorike nuk ekziston as edhe një draftt apo dokument nga asnjë institucion eueropiano perëndimor . Nuk kam parë dhe nuk më ka ardhur në zyrë asnjë draft. Në tryezën time kam deklaratën e Byrosë Parlamentare të Këshillit Europian dhe rezolutën e Komisionit Europian dhe kërkesat e parashtruara ndaj nesh gjatë vizitës time në Bruksel”- tha kryeministri Berisha në konferencën për shtyp të cilën e organizoi menjëherë pas kthimit të tij nga Zagrebi, ku ndodhej në një takim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“BE ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se këtë cështhje duhet ta zgjidhin shqiptarët. Unë e mbështes këtë dhe garantoj se cdo institucion se në Shqipëri ekzistojnë mekanizmat e shtetit ligjor për ti dhënë zgjidhje cdo problemi, gjithcka tjetër jashtë kësaj është gënjeshtër e bazuar mbi mashtrimin”- nënvizon kryeministri Berisha.

Këmbëbguljes së gazetarëve në lidhje me draftin që Ambasori Bosch tha se i ishte ofruar në tryezë dy partive
Berisha i është përgjigjur më tej se “Nuk është në axhendën time komentet në deklaratat e këtij apo atij ambasadori.”- ndërsa pyetjes se kujt mund ti besojmë Berisha iu përgjigj- Ju mund ti besoni kujt të doni. Unë them që nuk ka asnjë draft”

“Për të hequr cdo lloj aludimi,”- sic tha ai- kreu i qeverisë pranoi se në tryezën e presidentit ishte ofruar një sugjerim që ai ti drejtohej Komisionit të Venecias por
“Presidenti refuzoi dhe unë e mbështes. Kryeministri nuk mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për vendime të gjykatave të vendit të vet, për shkak të sovranitetit, dhe jo të shkojë të padisë gjyqtarët e vendit të vet..... “
“Ai që ka ankesa ai mund t’i drejtohet Kushttutës e cila vepron në ligjet e këtij vendit të shkrojtura nga PS-së.
Rama mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetutës e cila ka tagrin ti kërkojë Komisionit të Venecias rekomandim. “
Berisha ripërsëriti apelin kundërshtarit të tij politik për të lejuar mjekët zyrtarë të kujdesen për grevistët dhe paralajmëroi se nuk do të tolerohen bllokimet e akseve nacionale.

(d.b/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›