Apeli i Godos: Shteti të sigurojë jetën e grevistëve. Zgjidhja nga komisioni i Venecias
Politikani Sabri Godo, i bën thirrje maxhorancës dhe qeverisë të gjejë formën për të siguruar jetën e 200 grevistëve të urisë. Gjatë një interviste për Alsat, Godo shprehet mbrojtja e jetës së cdo shtetasi shqiptar është një detyrim kushtetues dhe për këtë arsye duhet gjendur mënyra që në cadrat para kryeministrisë të mos ndodhë ndonjë tragjedi.
“Kur jeta e dikujt kërcënohet atëherë medoemos shteti duhet të ndërhyje. Duhet gjetur forma se si. Berisha nuk mund t’i shpërndajë me dhunë ata, nuk mund t’I shpërngulë. Duhet të marrë masa të tjera në mënyrë që të jemi të gjithë të sigurt, të mos jetojmë në çdo orë me ankth se aty nuk do të ngjasin gjëra tragjike” tha Godo.
Për republikanin, ka ardhur koha që kryesocialisti të pranojë se greva është një rrugë pa krye dhe ta ndërprese atë para se të rrezikojë jetën e njerëzve të tij. Po ashtu ai e quan një mëkat humbjen e mundësisë për t’iu drejtuar komsionit të Venecias, i cili sipas tij është institucioni që do t’i japë zgjidhje krizës.
“Komisioni I Venecias është institucioni I duhur. është I përbërë nga personalitete në fushën e drejtësisë të njohur në Europë. Janë me të vërtetë krejt të paanë. Ata nuk duan të dinë parti, nuk duan të dinë të djathtë e të majtë. Ata janë organi më I përshtatshëm që mund të japë një gjykim për një konflikt të tillë. Do të ishte mëkat që ajo të mos shfrytëzohej” tha Godo.
Duke iu referuar një formule të mundshme konsensusi, të propozuar nga ndërkomëbtarët, komenti i politikanit Godo, është ky: “Duke lënë mënjanë idenë se njëra palë duhet të mposhtë tjetrën dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të dy palët të ndahen me nder nga ky sherr. Secili të marrë të vetat. Në qoftë se nuk bëhet kjo atëherë unë do t’i quaja këta që janë në krye njerëz që nuk marrin mbi vete përgjegjësinë që u takon. Mund të ndërhyjë ambasadori Borsch, mund të ndërhyjnë ambasadorë të tjerë mbi atë që ndodh në Shqipëri, por nuk janë ata që duhet të vendosin se si duhet të zgjidhet kjo cështje. Do të ishte shumë keq për ne në qoftë se do të mbërrinim në një pikë të atillë dhe do të shkojmë drejt kësaj në rast se me të vërtetë nuk do të behet asgjë le të themi sot, nesër dhe pasnesër”.
Elona Gjylmi