E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi: PS lëshoi. Është rradha e qeverisë

Servet Pellumbi ka deklaruar se Partia Socialiste e ka bere leshimin duke kerkuar hapjen e materialeve zgjedhore dhe jo te fleteve te votimit, ndaj sipas tij eshte radha e maxhorances per te bere terheqjen e saj. "Unë e quaj të pafalshme që është dita e 16-të e grevës dhe forcat nuk janë ulur ende në tavolinën e bisedimeve. Nuk mendoj se çështja ka ngecur në detaje, por në mentalitet, në kulturën demokratike. Në demokraci duhet të lëshojnë të dyja palët, pra duhet gjetur një zgjidhje e mesme. Duhet të tërhiqen nga pozicionet fillestare dhe ne rastin konkret PS më duket se është tërhequr, pasi kërkon hapjen e materialeve zgjedhore" tha Pëllumbi.

Pëllumbi beri apel për zgjidhjen urgjente të krizës në vend, pasi sipas tij, durimi ka një kufi dhe populli mund të reagojë.
"Ka një limit gjithçka, ka një limit greva, ka një limit durimi, ka një limit demokracia dhe vjen një moment që e merr në dorë populli. Po u shndërrua populli në turmë, destabilizohet vendi" tha Pëllumbi.

Deklaratat Pellumbi i beri pasi vizitoi te ngujuarit ne greven e urise te djelen ne mesdite.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e diel , 16 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›