Trafik droge, Dokle i "Bandës së Durrësit" njihet sot me akuzat
TIRANE- Endrit Dokle, një prej të akuzuarve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kapo i një fraksioni të së ashtuquajturës "Banda e Durrësit", do të përballet sot me Gjykatën e Krimeve të Rënda, jo për të dhënë llogari për krimet e kryera me miqtë e tij të bandës. Ai do të njihet me akuzën e "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike", ku përmes telefonit celulular, nga qelia e burgut 302 kishte mundur të ngrinte dhe drejtonte një grup të fuqishëm të trafikut të drogës.
Para gjykatës do të mbërrijnë dhe Isuf Buna, Edmond Taullau, Shefqet Vata, Behat Biba dhe Eglantina Lulo. Prokuroria ka kërkuar ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për Lulon, atë të "qëndrimit në shtëpi". Grupi kishte transportuar 40 kg drogë drejt Italisë. Përgjimet arritën të zbardhnin të gjithë mekanizmin dhe të binin në gjurmët e anëtarëve të tij. Arrestimet e tyre u kryen gjatë të premtes dhe të shtunës në mëngjes.
Sipas një komunikimi për shtyp të prokurorit të Krimeve të Rënda, Anton Martini, të shtunën, grupi i koduar ‘Ura’ ka kryer trafikimin e heroinës në periudhën shtator 2008-prill 2009.