Greva e urise se minatoreve hyn ne diten e 26-te ende pa asnje marreveshje
Greva e minatorëve ka hyrë në ditën e saj të 26-të.
Ndërkohë që në mbështetje të tyre janë bashkuar dhe minatorë nga Puka dhe Mirdita të cilët mbështesin 14 minatorët grevistë të ngujuar prej 26 ditësh në ambientet e brendshme të minierës se Bulqizës.
Vetëm ditën e djeshme nisur nga situata e grevistëve të minatorëve në Bulqizë, Gjykata e Dibrës ka pranuar kërkesën e METE-s, për ndërprerjen e grevës së urisë nga ana e minatorëve.
Sipas një deklarate të shpërndarë për mediat, METE deklaron se gjykata ka vendosur lejimin e specialistëve në minierë dhe se ndërprerja e punës në minierë për shkak të kësaj greve, ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve.
Gjatë kësaj kohe, specialiste nga repartit i Inspektim Shpëtim-Minierave kanë inspektuar ambientet e brendshme të minierës dhe gjendjen në t cilën ndodhen grevistët.
Ndërkohë që firma koncisionare ACR , edhe pse ka deklaruar se është e gatshme të plotësojë kërkesat e minatorëve, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje e cila do të mund t’i jepte fund grevës së urisë së minatorëve.
Ajo ka pranuar të rrisë pagën e minatorëve në masën 20% dhe jo 40% siç kërkohet nga minatorët.
Familjaret e minatorëve grevistë janë mbledhur në ambientet e jashtme te minierës në mbështetje të grevës së minatorëve.