DASH Qeveria shqiptare lufte te suksesshme ndaj terrorizmit
Qeveria e Shqipërisë është vlerësuar në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër Terrorizmit.
Konkretisht, puna e qeverisë shqiptare ka marrë nota pozitive në përmirësimin e legjislacionit dhe forcimin e vazhdueshëm të sigurisë në pikat e kalimit kufitar.
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit vlerësohet pozitivisht miratimi i ligjit për konfiskimin e pasurive të vëna nga veprimtaria kriminale, si dhe sekuestrimi i aseteve të cilat financohen nga terrorizmi.
Vlerësim kanë marrë edhe masat e mara nga qeveria kundër pastrimit të parave, ndërsa janë përmendur edhe disa nga rastet e suksesshme të punës së sistemit të mbrojtjes dhe drejtësisë në Shqipëri.
Mes tyre, arrestimi dhe dënimi i Artan Kristos dhe Hamzeh Abu Rayyan, të dy persona që kanë patur lidhje të ngushta me organizata terroriste.
Ndërsa më tej, raporti mbi terrorizmin i DASH-it vlerëson me nota të larta punën e Policisë Kufitare të Shqipërisë (ABP) dhe përmirësimin e vazhdueshëm të forcimit të sigurisë në pikat kufitare duke theksuar rastet e arrestimeve dhe konfiskimit të narkotikëve.
“Nën rezolutën 12/76, Shqipëria ka ngrirë pasuritë e dy individëve dhe 13 fondacioneve apo kompanive të listuara në këtë rezolutë të Kombeve të Bashkuara”, shkruhet në raport.
Më tej, theksohet se qeveria shqiptare ka arritur të ndjekë me përpikmëri rekomandimet e bëra më parë për ndryshimet legjislative në luftën kundër terrorizmit.
Në mbyllje të raportit, vlerësohet bashkëpunimi i Shqipërisë me organizatat rajonale dhe multilaterale të cilat janë të fokusuara në luftën kundër terrorizmit.